20-vjetori i Eurorajonit Adriatiko-Jonian/ Balla: Shqipëria po ecën me ritmin më të shpejtë drejt BE
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Nga Mark Landler ?The New York Times?
* Në Frankfurt, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, paralajmëroi se koronavirusi mund të shkaktojë një krizë ekonomike po aq të rëndë sa ajo e vitit 2008. Në Berlin, kancelarja gjermane paralajmëroi se koronavirusi mund të infektojë dy të tretat e popullsisë së vendit të saj.
Në Londër, kryeministri britanik Boris Xhonson miratoi një paketë financiare prej 40 miliardë dollarësh, për të shmangur rënien e ekonomisë britanike në krizë. Teksa numri i atyre që preken nga virusi po vazhdon që të rritet, dhe tregjet financiare nga Tokio në Nju Jork vazhduan të bien, udhëheqësit botërorë po nisin më në fund të flasin mbi seriozitetin e asaj që tanimë është zyrtarisht një pandemi globale.
Por ka më tepër një kakofoni, sesa një qëndrim të kordinuar. Që të gjithë politikanët po garojnë në mënyrën e tyre për të përballuar sfidat e shumëfishta që ka sjellë ky virus, nga barra e saj shkatërruese mbi spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, deri tek dëmi i madh ekonomik dhe numri i viktimave.
Presidenti amerikan Donald Trump, ka dështuar të bashkëpunojë me drejtuesit e tjerë për të hartuar një përgjigje të përbashkët, duke preferuar të promovojë murin e tij kufitar mbi këshillat shkencore të ekspertëve të tij në fushën e mjekësisë.
Gjatë një fjalimi nga Zyra Ovale mbrëmjen e të mërkurës, ai vendosi një ndalim 30-ditor të udhëtimit nga Evropa drejt Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar pa prova, se reagimi i dobët i Bashkimit Evropian në fillim të krizës, kishte çuar në më shumë raste me koronavirus përtej Atlantikut.
Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo, është përpjekur ta etiketojë epideminë si ?virusi i Vuhanit?, duke bërë fajtor vendin nga ku pati origjinën, dhe duke komplikuar përpjekjet për të koordinuar një përgjigje globale. Denigrimi i shkencës dhe nxitja për të bllokuar të huajt, kanë karakterizuar liderët nga Kina në Iran, ashtu si edhe populistët e krahut të djathtë në Evropë, që po mbjellin cinizëm, dhe po i lënë njerëzit të pasigurt se kujt t?i besojnë.
Larg përpjekjeve për të shtypur virusin, liderë autoritarë si presidenti rus Vladimir Putin, dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Salman, po e shfrytëzojnë situatën për të konsoliduar pushtetin e tyre. Por, është shumë e thjeshtë të fajësosh në mënyrë kolektive Trump dhe drejtues të tjerë botërorë.
Një pjesë e problemit, është thjesht natyra e rrezikshme e patogjenit. Koronavirusi i ka rezistuar mjeteve që kanë përdorur vendet për të përballuar krizat e mëparshme globale shëndetësore.
Misterioz në transmetim dhe i pamëshirshëm në përhapje, ky virus ka bërë që vendet e ndryshme të provojnë përgjigje të ndryshme për ta luftuar.
Mungesa e standardeve të zakonshme në kryerjen e testimeve, në anulimin e tubimeve publike dhe të karantinës, e ka shtuar ankthin e njerëzve dhe e ka gërryer besimin e tyre tek liderët që i udhëheqin. Fabrikat e mbyllura të iPhone në Kinë; gondolat e zbrazëta në Venecia; pasagjerët që braktisin udhëtimet në anije, dhe prenotimet në hotele dhe linja ajrore, janë një dukuri e re që mund të mos i përgjigjet mjeteve që kishin qeveritë në dispozicion pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, apo gjatë krizës financiare të vitit 2008.
?Natyra e kësaj krize, është cilësisht e ndryshme nga ajo e vitit 2008, pasi mjetet tradicionale nuk janë dhe aq efektive. Edhe nëse SHBA-ja do të marrë një rol udhëheqës në këtë situatë, ?manuali? tradicional nuk do të ishte aq i rëndësishëm?- thotë Riçard N.Has, president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Për shembull, Britania e Madhe u lëvdua për reagimin e saj të fortë, që përveç miliarda paundëve ndihmë për spitalet dhe punëtorët që kanë lënë punën, përfshiu një normë të madhe të normës së interesit nga Banka e Anglisë. Megjithatë, bursa e Londër ishte ende në renie, edhe pse jo aq fort sa në Uoll Strit, ku investitorët e hodhën poshtë propozimin e Sekretarit të Thesarit Stiven Mnushin për t?i lejuar amerikanët të vonojnë pagimin e taksave mbi të ardhura, të cilat ai pretendoi se do të pomponin 200 miliardë dollarë në ekonomi.
Ideja tjetër e madhe e Trump, një ulje mbi taksën e pagave, u cilësua e gabuar nga demokratët në Kongres, që u përpoqën të miratonin në ligj për të ndihmuar financiarisht pacientët, punëtorët dhe familjet e prekura nga epidemia e koronavirusit. Për Has, fokusi intensiv në kufizimin e dëmit në ekonomi është i kuptueshëm.
Ai tha se vendet duhej ta përdorin energjinë e tyre në ngadalësimin dhe zbutjen e përhapjes së virusit, përpara se të nisë zbatimi i programeve fiskale për të riparuar dëmin ekonomik. Por problemi është se me pak përjashtime, përpjekjet e tyre kanë qenë joefektive.
Në SHBA, vonesa në zhvillimin e shpjtë të testeve për koronavirusin, e ka bërë të pamundur që zyrtarët të kenë një panoramë të plotë të shkallës së vërtete të epidemisë. Në Italinë e goditur rëndë, kanë shpërthyer debatet midis politikanëve dhe ekspertëve të mjekësisë nëse autoritetet po testonin më shumë njerëz se sa duhet në Lombardi, duke i fryrë qëllimisht shifrat e të infektuarëve dhe duke nxitur panik në publik.
Regimi i Italisë mund të jetë dobësuar edhe më tej nga lëvizja kundër vaksinimit, që dikur u përqafua nga Lëvizja populiste Pesë Yjet, e cila është në pushtet edhe në qeverinë e fundit. Edhe krahasimi i numrit të rasteve të një vendi me të një tjetri është gati i pamundur, duke pasur parasysh procedurat e ndryshme të testimit, dhe kriteret diagnostikuese në të gjithë botën, thotë dr.Kris Smith, specialist në virologji në Universitetin e Kembrixhit.
?Vende të ndryshme, janë duke bërë gjëra të ndryshme?- thotë dr.Smith për programet e testimit. Rritja e populizmit e ka acaruar problemin, duke ulur stimujt e vendeve për të bashkëpunuar. Gjatë një telekonferencë 3-orëshe mbrëmjen e të martës, liderët evropianë ranë dakord të krijojnë një fond investimi prej 25 miliardë eurosh, dhe të rakordojnë rregullat mbi funksionimin e linjave ajrore për të frenuar pasojat ekonomike.
Por ata nuk arritën të zhdukin kundërshtitë në vendet e tyre, për ndarjen e pajisjeve mjekësore si maskat për fytyrën dhe respiratorët, duke pasur parasysh se çështjet shëndetësore janë përgjegjësi e qeverive kombëtare. Paralajmërimi i kancelares Angela Merkel, se virusi do të infektonte 60-70 për qind të njerëzve në Gjermani, ??ishte pranimi më i drejtpërdrejtë i shkallës së problemit nga çdo lider botëror.
?Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme?- tha ajo. Por pozicioni i zonjës Merkel është dobësuar nga ringjallja e ekstremit të djathtë në Gjermani. Gjermania e kundërshtoi kërkesën e Italisë për pajisje mjekësore. Ndërkohë Kina do t?u ofrojë italianëve një paketë ndihme që përfshin 2 milionë maska ??për fytyrën, dhe 100.000 respiratorë.
Në Britani, vend që sapo ka dalë nga Bashkimi Evropian, dhe që u përjashtua nga lista e zotit Trump për ndalimin e udhëtimeve nga Evropa, ka shqetësime se vendi nuk do të ketë akses tek vaksina, ose do të duhet të paguajë më shumë për të sesa vendet e tjera të Evropës./ Përshtatur nga CNA.al
Për më shumë se një shekull, Kulla Eifel, ka qenë një pjesë ...
Nga Jonah Lipton “The Guardian”*Koronavirusi është bërë i pa...
Deri tani, e dimë se COVID-19, është një sëmundje e frymëmar...
Mund të merret Kina si model i përgjigjes ndaj epidemisë? Ra...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”* Kur hynë në fuqi ...
A duhet të rishkruhet historia e nacionalsocializmit? “Hitle...
* Në vitin 1935, Eva Braun shkroi në ditarin e saj: “Moti ës...
Nga René Wildangel “European Council on Foreign Relations”* ...
Nga Liubomir K.Topaloff “The Diplomat”“Aksidenti bërthamor ...
A do të përshpejtojë virusi korona tendencën e shkëputjes pr...
* Ndotja e ajrit, shkakton më shumë vdekje sesa luftërat, pi...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”* Në vitin 2016, Donald Trump...
Nga Ian Buruma “Project Syndicate”* Në shtatorin e vitit 192...
* Jozef Frind e mori në varr sekretin e tij. Kur vdiq në mos...
Një studim i ri, sugjeron se nëse ju pëlqen të hidhni gjithm...
Greta Tunberg, ka nisur një kryqëzatë për të shpëtuar planet...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Kjo ...
Nga Jan-Werner Müller “The Guardian”Nëse ka një gjë mbi të c...
Natyra i qetëson shpirtrat tanë të stresuar. Ne e dimë në më...
Kur na shkon mendja tek haluçinacionet, shumica prej nesh pr...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...