Connect with Us

“Çmendet” gjykatësja/ Mos u kruani me Fjoralba Priftin

Lajme

“Çmendet” gjykatësja/ Mos u kruani me Fjoralba Priftin

Publikuar

-

“Mos u kruani me Fjoralba Priftin” , ky është mesazhi që jep gjykatësja e Apelit Administrativ në Tiranë, pas një raportimi bërë në CNA.al.

Duke harruar detyrën e saj si një shërbyese e publikut dhe e paguar me taksat e shqiptarëve, zonja Prifti është shqetësuar së tepërmi për një raport publikuar nga CNA.al sot në mesditë në lidhje me një çështje gjyqësore.
Nuk ka qenë një çështje gjyqësore midis palësh, pra nuk është një gjyq i ndonjë biznesi, nuk është ndonjë gjyq i ardhur nga palë të treta, nuk është ndonjë raportim që ka të bëjë midis shtetit dhe biznesit apo midis biznesit dhe biznesit, por është një çështje e saj personale.

Ne kemi raportuar se zonja Prifti ka qenë e përfshirë në një skandal sepse për rreth 6 muaj i ka kaluar të gjitha shkallët e Gjykatës Administrative për të siguruar rrogat e saj. Për rreth tre muaj ka mundur ta mbyllë në Apel dhe në të njëjtën kohë i ka marrë dhe çështja administrative që është çuar në Gjykatën e Tiranës.
Të dy shkallët kanë kaluar për vetëm 6 muaj, për të marrë 2 rrogat e dy muajve. Sot rreth orës 16:15 minuta kemi marrë disa mesazhe dhe telefonata nga zonja Prifti të cilat për etikë nuk po i bëjmë publike por, gjithashtu kemi të siguruar edhe një audio regjistrim.

Ajo shfaqej e nervozuar pse ne kemi shkruar skandal dhe kërkonte që të mos ngrihej një shqetësim i tillë, pasi ky, sipas saj, ishte një lajm i porositur vetëm për faktin se duhet të ishte nder që paguhej gjyqtarja për rrogat e munguara të 2 muajve.
Përgjigjen e mori direkt në telefon, por tani po e merr edhe publikisht.
Zonja Prifti duhet të mësojë së pari të komunikojë me mediat, pasi koha e gjyqtarëve shantazhues, kamikazë dhe të fortë në telefon ka marrë fund njëherë e mirë.
Na vjen keq që është nervozuar dhe ka humbur kontrollin derisa arrin të shprehet në këtë mënyrë.

“Askush nuk kruhet dhe nuk mund të kruhet me Fjoralba Priftin”, ishin fjalët e saj.
E ndërsa ne i thamë se CNA.al, sot që flasim ka publikuar mbi 250 dosje gjyqtarësh dhe prokurorësh dhe do të vazhdojë të publikojë edhe pjesën e tyre që kanë në dispozicion.
Ne kemi bërë detyrën tonë si media, i kemi thënë shqiptarëve se kush është ky sistem drejtësie, sidomos tek pjesa e Gjykatës Administrative, ku ne do të luftojmë më fort. Nuk janë vetëm çështjet penale dhe civile, janë edhe ato administrative ku llokmat e milionave janë kthyer në një problem të madh për qytetarët.

E një qytetar që të kalojë një çështje në Gjykatën Administrative i duhen 3 deri ne 5 vjet, ndërsa një gjykatëse si zonja Fjoralba Prifti, nuk i duhet më shumë se 6 muaj.
Pushohen njerëzit nga puna, dhe ende nuk kanë marrë rrogat, ende s’ ka vendim fare për ta , kanë çështje bizneset me tatimet me doganat, kanë çështje institucionet, kanë çështje qytetarët e thjeshtë por, Gjykata Administrative e kthyer në një makth do vite e vite të mbarojë punë, ndërsa zonjës Prifti i mjaftuan vetëm 6 muaj që nga fillimi deri në përfundim në Apel.

LEXO EDHE:  Turpi ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike, sot jo dhe aq

Sot, zonja Prifti u shqetësua shumë, shkrimin ndaj saj e quajti porosi.
Në fakt porosia e vetme është kjo që ne do t’i themi: Ky është publikimi i parë, ne do të publikojmë edhe pasurinë e saj, problemet, gjithçka ka të bëjë me të.
Ajo është drejt vettingut ashtu si disa kolegë të tjerë të saj të cilët ne i kemi denoncuar, ditë pas dite, dhe nuk do ndalemi duke i denoncuar.
Do ua themi të vërtetat përballë, do ua themi të vërtetat publikut. I kërkuam të shkojë të na denoncojë në Gjykatë, në Prokurori, ku ajo të mundë por u përtyp, nuk dinte çfarë të thoshte.

E ulur diku në një tavolinë duke drekuar, na tha thjesht dhe vetëm se nuk mund të kruhet kush me Fjoralba Priftin.
Nuk e dinim që Gjykata Administrative paska dhe të fortë të cilët kërcënojnë mediat dhe emri i saj është Fjoralba Prifti.

Ne nuk do të ndalemi, nesër,pasnesër dhe çdo ditë ashtu si për kolegët e saj dhe çdo gjyqtar tjetër që ne kemi mundur të sigurojmë deklarimet e pasurisë, kemi mundur të sigurojmë bëmat dhe gjëmat e tyre do t’i publikojmë pa asnjë mëdyshje.
Askush nuk na frenon dot në të vërtetën tonë, për gjithçka, përgjegjësinë e mbajmë përpara ligjit dhe vetëm ligjit.

Por, jo atij ligji që për qytetarët do 5 vjet të zbatohet një procedurë, ndërsa për zonjën kalon për 6 muaj.
Tani, zonja Fjoralba Prifti duhet të mësojë se ne nuk kemi frikë as nga ajo as nga prositësit e saj, as me hallet e mëdha që ajo paska, duke na thënë ne disa akuza.
Nuk e dimë çfarë halli ke moj zonjë se çfarë probleme të kanë shqetësuar kaq shumë dhe të kanë stresuar e nervozuar. Nuk të ndalim dot, nuk të ndryshojmë dot, nuk kemi çfarë të të bëjmë.

Faktet janë fakte. E vërteta e dimë që dhemb, ajo është më e dhimbshme se çdo gjë tjetër. Përgjegjësinë do e mbash vetë, jo përballë nesh por përballë qytetarëve dhe përballë vettingut dhe ne do të qendrojmë aty deri ditën e fundit sa ty dhe shumë të tjerë si ty të mos jenë në zyrat e shtetit dhe të mos paguhen më nga taksat e qytetarëve, pasi kërcënojnë live gazetarët dhe me dhëmbët e tyre nuk mund të kafshojnë dot asgjë pasi koha e tyre ka përfunduar. Është koha e të vërtetës dhe ne si media do bëjmë detyrën tonë. Kërcënimet, shantazhet dhe broçkullat që ju na thoni në telefon për ne janë një hiç.

Fjoralba të fala! Vettingu do të jetë ai që do të japë drejtësinë për ty. Ne do të qendrojmë atje përballë jo vetëm me skandalin e sotëm, por dhe me bëmat dhe gjëmat që ke bërë ti gjatë kohës që ke qenë në detyrë.
Të tjerat do t’i themi ditë pas dite!/CNA.al

Skandali me gjyqtaren/ Kërkon pagë pa qenë në punë, “fiton” gjyqin me kolegët në kohë rekord

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

108 vjetori i Policisë së Shtetit/ Hoxha kujton sakfiricën e 224 burrave për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestar/ Artan Hoxha zbulon si u shit politikisht

Gazetarei Artan Hoxha ka kujtuar themelimin e policisë së Shtetit Shqiptar, më 18 janar 1913.

Përmes një postimi në rrjtet sociale, Hoxha shkruan se 224 burra sakrifikuan jetën e tyre për këtë vend gjatë 30-të viteve të postkomunizmit. Gazetari thekosn se sot, ata janë yje mbi një memorial te zi, duke na dhënë shpresë, se ky komb, ende nuk është mposhtur nga krimi.

“Me 13 janar 1913, vetem nje muaj e gjysem pas shpalljes se pavarsise, qeveria e Ismail Qemalit vendosi te themeloje Policine e Shtetit Shqiptar. 108 vite me pas, nje memorial i zi, vendosur ne oborrin e Ministrise se Brendeshme, perkujton 224 “Deshmoret e Atdheut”, te rene ne krye te detyres gjate 30-te viteve te postkomunizmit. 224 BURRA qe sakrifikuan jeten e tyre per kete vend. Shume prej tyre i kam njohur nga afer, kam marre pjese ne operacione te organizuar dhe drejtuar prej tyre. Kam ngrene buke me ta, ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise, nga Tropoja ne Sarande. Kam ndare bashke me ta, sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem, te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre. Sot, ATA jane YJE mbi ate memorial te zi, duke na dhene shprese, se ky komb, ende nuk eshte mposhtur nga krimi… E paharruar qofte sakrifica juaj…”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Publikuar

-

Nga

Pesë mësime që na japin filmat klasikë të Krishtlindjeve

Ajo që na shoqëron gjatë gjithë muajit dhjetor, ose siç e njohim ndryshe, muajit të festave, janë filmat festivë me Krishtlindje.

Por përveçse zbavitës, këto filma na japin 5 mesazhe shumë të vlefshme për gjithkënd.

Mos zgjidhni punën mbi njerëzit

Ky është një nga mesazhet më të forta që jepet në shumë filma, që mësojnë njerëzit të mos i japin përparësi parave të gatshme mbi lumturinë njerëzore.

Tensionet janë të pashmangshme

Ndonjëherë, pavarësisht se çfarë bëni, gjërat shkojnë pak keq. Shpeshherë vendosemi para situatave të pakëndshme, por ajo që duhet bërë është që të qetësohemi dhe të marrin situatën nën kontroll pa hapur panik dhe duke i parë gjërat me optimizëm.

Familja është ajo që ju e bëni atë

Ka të gjitha llojet e familjeve të ndryshme në botë. Miqtë tanë, personat me të cilët mund të kemi marrëdhënie të ngushta, bashkëpunëtorët tanë, madje edhe qentë tanë mund të jenë familjarë.

LEXO EDHE:  Nga shpikja e bujqësisë tek interneti/ Ja vitet që e ndryshuan historinë e njerëzimit

LEXO EDHE:  Kush e shpiku dyshekun?

Disa filma Krishtlindjesh na zhvendosin rrënjësisht nga pritjet tona dhe na tregojnë me mënyra të ndryshme se çfarë nënkupton miqësia dhe besnikëria dhe sesi njerëzit mund të gjejnë ndjenjën e tyre jashtë kufijve të familjes.

“Vriteni” të keqen me mirësi

Nëse jeni mërzitur nga xhaxhai që vazhdon të diskutojë për politikën, nga tezja juaj që vazhdimisht ju ngacmon për të gjetur një partner dhe për tu martuar, nuk duhet të silleni vrazhdë me ta. Filmat festivë na japin një mësim, “t’i vrasim me mirësi”. Kështu mund të shmangni stresin e pushimeve dhe të jeni të qetë pa u bezdisur nga të tjerët.

Shpërndani pozitivitet

Vetëm shaka, premtime dhe optimizëm.  Ka një sërë filmash Krishtlindjesh ku mund të merrni pozitivitet.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Humbjet e mëdha në botë/ Figurat e njohura që ndërruan jetë në vitin 2020

Publikuar

-

Nga

Një tjetër humbje për bluzat e bardha/ Ndërron jetë nga Covid mjeku i njohur

Disa prej tyre na bënë të ëndërrojmë me rolet në filma, të tjerë na mbushën zemrat me muzikë, apo ndikuan në jetën tonë me shkrimet dhe projektet e tyre. Do të flasim tani për disa nga njerëzit e njohur që ndërruan jetë gjatë vitit 2020.

Midis aktorëve që humbëm në vitin 2020 ishte Sean Connery i cili vdiq në moshën 90 vjeçare.

Legjenda skoceze e filmit fitoi famë botërore me interpretimin e James Bond-it.

Chadwick Boseman, një tjetër aktor i famshëm ndërroi jetë. Ai ishte 43 vjeç, i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin “Black Panther”.

Lista përfshin gjithashtu aktorin veteran të Bollywood-it dhe një nga më të njohurit e Indisë në Hollywood, Irrfan Khan.

Fituesja e dy çmimeve Oskar dhe ylli i filmit “Gone with the Wind” Olivia de Havilland vdiq këtë vit në moshën 104 vjeçare.

Ajo ishte një nga aktorët e fundit të filmit klasik që u shfaq në 1939.

”Gone with the Wind ‘ishte përvoja më e lumtur e gjithë karrierës time. ”

Nga bota e muzikës, humbëm të famshmit Little Richard dhe Bill Withers.

Fituesit e çmimeve Grammy John Prine dhe Kenny Rogers. Ky i fundit preferoi të mbetej i njohur si këngëtar i muzikës “kantri”, pavarësisht suksesit në muzikën “krosover”.

“Mendoj se muzika kantri është “ritmendbluzi” i të bardhëve. Të ngacmon aty ku është dhimbja.”

Në moshën 86 vjeçare vdiq Manu Dibango, i cili bashkoi ritmet afrikane me muzikën “Fank”. Saksofonisti nga Kameruni ishte i njohur edhe për personalitetin e tij të gjallë.

LEXO EDHE:  Skandali/ Joleza Koka paguhej pa shkuar asnjë ditë në punë

LEXO EDHE:  Nga shpikja e bujqësisë tek interneti/ Ja vitet që e ndryshuan historinë e njerëzimit

“Qeshja e tij ishte një sinfoni. Ai nuk thoshte dot një fjali pa shpërthyer në të qeshur. Ai kishte brenda vetes një rini të pandryshueshme, ishte gjithmonë pozitiv”.

Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare nga rrëzimi i helikopterit tronditi botën në vitin 2020.

Një humbje tjetër e papritur..,, gjiganti argjentinas i futbollit Diego Armando Maradona, vdiq nga ataku në zemër.

“Ky njeri me flokë të shprishura të cilit i pëlqente të argëtohej, ishte i shkëlqyer dhe kjo është arsyeja pse u quajt El Pibe del Oro, djali i artë.”

Këtë vit vdiq edhe stilisti franko-japonez i modës Kenzo Takada. Ai ishte i njohur për dizajnet e tij me stile nga xhungla dhe shpirtin e lirë artistik.

Figura të tjera publike ishin Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, e cila u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare.

Një udhëheqës me rëndësi i lëvizjes për të drejtat civile, John Lewis, vdiq në vitin 2020. Ai shërbeu për më shumë se tre dekada në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Kemi shënuar një gur kilometrik, por kemi ende rrugë për të bërë.”

George Floyd, një afrikano-amerikan, vdekja e të cilit në arrest policor shkaktoi trazira kundër padrejtësive racore në Amerikë dhe në të gjithë botën – ishte ndër ata që bota humbi këtë vit.

Por viti 2020 do të mbahet mend edhe për pandeminë COVID-19, që solli vdekjen e qindra mijëra njerëzve, duke shkatërruar ekonomitë dhe jetë njerëzish./ VOA

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: