web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët nuk mund t’ia lënë opozitën Ilir Metës

3 Mars 2020, 11:21, Politikë CNA

Të lodhur, por rezistentë, prej shtatë vitesh në opozitë. Të tradhëtuar, të keqpërdorur, të vuajtur, nga spektaklet dhe piruetat politike të Lulzim Bashës.

Dje demokratët dhe militantët opozitarë dhanë një sinjal shumë të fortë. Mund ta braktisin Lulzim Bashën. Mund të shkojnë pas kujtdo që i udhëheq ata kundër Edi Ramës, për të rrëzuar qeverinë. E treguan një vit më parë me protesta të pandalshme në Bulevard, dhe me përplasje me policinë. E kanë treguar në çadër dhe në çdo hap politik të gabuar të Lulzim Bashës.

Ata e treguan në fushatën e 2017-ës, e kanë treguar në fushatën e 2015-ës. Kanë dalë kudo dhe kurdo i ka thirrur Lulzim Basha. Por, dje edhe pse kryetari i Republikës së re nuk kishte bërë një organizim të mirëfilltë për pjesëmarrjen në protestë apo në tubimin e presidentit, mijëra demokratë vërshuan në Bulevard. Askush nuk mund të thotë se ata që ishin në Bulevard ishin militantë të LSI-së, pasi LSI nuk i ka aq anëtarë, nuk i ka aq shumë njerëz në Tiranë dhe nuk i sjell dot aq shumë njerëz nga Shqipëria. Pasi në tubimet e saj më të mëdha nuk ka pasur as gjysmën e njerëzve e jo atë turmë aq të madhe që pamë dje.

Dje ishin me mijëra demokratë të cilët iu përgjigjen Ilir Metës . Shkuan pas tij sepse janë të lodhur me Lulzim Bashën dhe janë gati të shkojnë pas kujtdo që hedh hapa të fortë dhe ngjall besim kundër kryeministrit. Janë të lodhur, janë të sakatuar, janë të tradhëtuar. Sërish nuk tërhiqen. Shkojnë dhe protestojnë. Janë përballë çdo kauzë që është kundër kryeministrit.

Por, dje me aktin e tyre i dhanë një leksion edhe Lulzim Bashës, të cilin kreu i Republikës së re prej vitesh nuk e mëson. Ai është një leksion i mirë për një nxënës të keq, që ndoshta nga paaftësia apo inati, bën lëvizje politike të cilat shkojnë kundër shumicës së elektoratit opozitar.

Në fakt ajo që ndodhi dje nuk ishte aspak e mirë. Sepse Lulzim Basha tentoi dhe t?ia sabotonte protestën Ilir Metës. Por, njerëzit dolen vetë. Edhe pse nuk i thirri Luli. Ndoshta sepse Berisha ishte mjaft agresiv në kërkesën e tij për të marrë pjesë shkoi dhe vetë aty. Pasi të ishte për Bashën, situata do të ishte krejt ndryshe.

Demokratët janë vërtetë të lodhur. Janë të dëshpëruar. Ata e shikojnë që e kanë të pamundur të heqin Edi Ramën me Lulzim Bashën në lrye. Por ajo që ndodhi dje tregoi një fatalizë. Nuk mund të dorëzohen kaq shpejt për t?i falur opozitën Ilir Metës.

Dje u ?varros? Lulzim Basha, por Ilir Meta pa dashje i hapi rrugën daljes së një lëvizje të re politike. I pëlqen apo jo analiztëve, i pëlqen apo jo kritikëve të Ilir Metës, ky i fundit dje ?vrau? së pari Lulzim Bashën dhe doli si një lider politik në krye të turmës për të thënë se unë jam këtu.

Fatkeqësisht demokratët dje me anë të një akti të tyre opozitar dhe të një qëndrimi kundër kryeministrit Rama zgjodhën të ishin në krah të ?Ilir floririt?. Njeriut që është akuzuar më egër se kushdo nga Partia Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ky i fundit e ka quajtur edhe ?strehën e fundit të maskarenjve?, lideri historik i PD-së, Sali Berisha e ka quajtur ?trafikant, kriminel?, dhe nuk ka lënë fjalë pa i thënë Ilir Metës.

Në 2015 gjatë përplasjeve në parlament, PD kërkoi dorëheqjen e tij. Ilir Meta u përgjigj duke thënë se e kishte dhënë një herë dorëheqjen për Shkëlzenin. Por, dje asnjë nga akuzat e bëra kundër Metës dhe përplasjet, edhe pse ishte ky personi që kishte sjellë Edi Ramën dhe Rilindjen në pushtet në vitin 2013, nuk i ndali disa mijëra demokratë të shkonin në protestë për Ilir Metën. Shumë prej tyre të dëshpëruar e shikonin si shpresë.

Shumë prej tyre e justifikonin si të drejtë për Kushtetutën, a thua se po i ?digjej barku? njeriu për Kushtetutën në Shqipëri. Në fakt, ajo që ndodhi dje me Ilir Metën ishte se demokratët ishin shumë të dëshpëruar. Janë të rraskapitur nga Lulzim Basha, politika e tij infantile, paaftësia dhe korrupsioni në marrëveshjet e tij të fshehta me Edi Ramën.

Kjo bëri që shumë prej tyre, dje të dilnin për Ilir Metën.

Por, në fund të fundit, nuk duhet të dorëzohen demokratët dhe militantët e Partisë Demokratike. Për një arsye të thjeshtë. Ata nuk mund tia dorëzojnë opozitën Ilir Metës. Ata nuk mund të jenë dhe nuk mund të pranojnë që lideri i tyre të jetë Ilir Meta. Tani është koha ndoshta për të parë një herë e mirë në sy njëri-tjetrin dhe për të hequr Lulzim Bashën. Pasi pa ikjen e Lulzim Bashës nuk bie Edi Rama.

Këtë demokratët e kuptuan dje, pasi e kanë kuptuar qartë kush është kryetari i Republikës së re. Ata e treguan me fakte dhe vepra konkrete. Braktisën opozitarizmin e tyre të vërtetë, Partinë Demokratike, dhe shkuan tek njeriu që i ka masakruar. Njeriu që i ka dhunuar dhe iu ka dhënë kostot më të mëdha në 30 vite të historisë së tyre politike. Jo se kanë besim dhe shpresë tek Ilir Meta, por se duan të rëzohet Edi Rama.

Dhe nuk e shikojnë as nuk e besojnë më se këtë mund ta bëjë Lulzim Basha. Prandaj më mirë sesa t?i falet opozita Ilir Metës, i cili mund të dalë me një lëvizje të re politike shumë shpejt, dhe këtë po e luan me shumë mençuri si një ?ujk i vjetër? në politikë, është koha për të larguar Lulzim Bashën nga drejtimi i PD-së, për t?i dhënë opozitës formën dhe fytyrën e vërtetë, për të cilen ka nevojë.

Pra, opozitarizëm pa kompromis me kryeministrin Rama deri në rëzimin e tij dhe jo pirueta pazaresh të pista politike. Në të kundërt nuk ka për të ngelur këmbë demokrati. Dhe logoja e PD-së, do të ndodhë fatkeqësisht, ajo që nuk do të dëshironte askush. Do të kalojë e treta në radhë, pas Ilir Metës.

Në zgjedhjet e 2017-ës, Lulzim Basha i dha një kosto prej gati 270 mijë vota opozitës, mund t?i japë prap edhe më shumë. Me rreth 420 mijë vota, ai ka një diferencë prej vetëm 170 mijë votash me LSI-në, me Ilir Metën e djeshëm dhe me një aktivitet të fortë politik, Lulzim Basha rrezikon të dalë forcë e tretë. Por, kjo ndodh sepse ai ka ?vrarë? vetë me dorën e tij çdo mbështetje dhe gjithçka që demokratët i kanë falur. Ndaj dhe duket sikur ata janë të gatshëm që opozitën t?ia lëshojnë Ilir Metës dhe ta zgjedhin atë si lider të tyre.

Kjo është ajo që ka ndodhur dje, e cila menjëherë ka ndezur sirenën e alarmit, se Lulzim Basha duhet larguar një orë e më parë nga drejtimi i Partisë Demokratike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga