Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Neim (Henri) Çili, është në shtëpi! Pas 6 muaj hetimesh u arrestua vetëm për 24 orë dhe më pas u përcoll në shtëpi.
6 muaj hetime duke përdorur edhe mjetet proceduriale të posaçme, duket i mjaftuan prokurorit të Përmetit që të bindej që Çili i kishte futur në zotërim të gjitha sa i duheshin. Në periudhen dhjetor-janar, Çili mbylli të gjitha transaksionet e nevojshme që i takonin për ndërmjetësimin që kish marrë përsiper të kryente.
Pas 6 muajsh, prokurori i Përmetit e mësoi me siguri që Çili arriti te shtjerë në dorë një pasuri, në Cash dhe prona të paluajtshme në vlerën 750.000 euro.
Kaq është ajo për të cilën Prokurori u bind dhe kaq ju tha edhe opinionit publik.
Por ne na duhet të arsyetojmë pak për këtë pjesë!
Në momentet e para të shpërndarjes se lajmit u tha që në Shkurt u zhvillua një takim i Çilit me një gjyqtar të nivelit të lartë, takim në të cilin Çilit i ishte garantuar që hallet e të ndërmjetësuarve prej tij do trajtoheshin në 50 çështjet e para sapo Gjykata e Lartë të bëhej funksionale.
Menjëhere media, përfshirë Zërin e Amerikës hodhi dyshimin dhe shfaqi habinë se si ish e mundur që në një “veprimtari ndërmjetësimi” (sipas konceptit liberal të Çilit për ndërmjetesimin), arrestohet ai që ka ushtruar ndikimin e paligjshem por jo personi që është ndikuar në mënyrë të paligjshme!?
Hipoteza e parë në këtë rast do ishte që i vetmi rast kur arrestohet vetëm personi që ushtron ndikimin e paligjshëm, është rasti kur vetë zyrtari bën denoncimin për ndikimin e ushtruar.
Në të njëjten ditë kur arrestohej për ndikim të paligjshëm Çili, Komisioni i Ligjeve u vu në dispozicion të podiumit që i duhet po atë ditë Dvoranit.
Askush nuk kuptoi se ç’dreqin desh Dvorani në një Komision Hetimor për Presidentin, por të gjithë kuptuan që të gjithë gazetarët kishin identifikuar vetëm Dvoranin si gjyqtarin e vetëm të lartë që mund të ish ndikuar në mënyrë të paligjshme nga Çili. Dhe kjo jo për faj të tyre! Por për shkak se realisht askush tjetër veç Dvoranit, në harkun e 6 muajve që paskeshin zgjatur hetimet për Çilin, nuk premtonte dot për 50 dosjet që do futeshin me precedencë për shqyrtim.
Dvorani i përgatitur për atë pyetje tha që kishte muaj pa e takuar Çilin. Pra nuk mund të ishte ai i takuari dhe eventualisht i ndikuari prej Çilit në mes të Shkurtit.
Por sa gjasa ka që premtimi për ato 50 dosje të uruara të jetë dhënë në Shkurt?
Transaksionet për 750.000 euro kanë nisur në Dhjetor dhe janë përfunduar në Janar.
Ndaj angazhimet për ato transaksione mund të jenë marrë vetëm përpara Dhjetorit. Çili si ndërmjetës profesionist nuk mund të kishte pranuar dhe marrë një pagesë në vlere totale prej 750.000 euro, pa marrë më parë garancitë nga zyrtari tek i cili duhet të “ndërmjetësonte”. E kunderta nuk ka gjasë të ndodhë.
Hetimi ka zgjatur nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020. Duke patur parasysh që në Janar, Henri alias Neim Çili, ka përmbyllur të gjitha transaksionet me pronat dhe pazarin për shifrën në euro, duhet të besojmë që ka një pasaktësi në atë që përhapi policia ditën e parë kur tha që takimi me zyrtarin e lartë të Drejtesise është bërë në fund.
Takimi me zyrtarin e lartë duhet të jetë bërë përpara transaksioneve, sepse premtimi për zgjidhjen duhet të jetë dhënë përpara se Henri të fillonte të arkëtonte.
Dje Top Channel (dmth Blushi) ndjeu detyrimin të hidhej në aksion e të sqaronte gabimin e deklaratës së polcisë. Në 15 Shkurt nuk kishte pasur takim midis Çilit dhe zyrtarit të lartë, por Çili na i kishte sqaruar në telefon se kunatit që kishte mbyllur një “ndermjetësim” për vendim gjyqësor me një gjyqtar të nivelit të lartë.
Për të “mbyllur ndërmjetësimin” në fakt koha e duhur mund të ishte vetëm në Shkurt, pasi në Janar, Çili mori sa i duheshin. Ndaj vetëm në Shkurt mund të përcillte sa duhej atje ku duhet.
Por kthehemi pak përsëri në Nëntor me analizën tonë!
Konflikti publik midis presidentit Meta dhe Dvoranit u shpall në Nëntor.
Në daljen e tij të parë në Nentor, Presidenti deklaroi se kishte një video përvëluese dhe askush nuk e di se si subjekti i videos u spostua drejt ambasadorit të BE, sa kohë që qendra e konfliktit ishte Dvorani.
Për pak ditë në tavolina u aludua për Dvoranin por, pasi hipotezat u veshën me ngjyrë rozë, të gjithë buzëqeshën dhe e anuluan versionin “Dvorani” (urojmë që Dvorani tani mos ndjehet i fyer në sedrën burrërore për këtë).
Një ndërmjetësim i nisur në Shtator dhe pagesa të mbyllura në dhjetor, flet me siguri për takim të Çilit përpara Dhjetorit me gjyqtarin që kishte në dorë 35.000 dosjet e gjykatës së lartë.
Një betejë e Presidentit e shpallur në Nëntor, shoqëruar me premtimin e daljes së videove për KED dhe Dvoranin, mund të ketë patur si protagonis vetëm Dvoranin.
Por meqë edhe skraparllinjve po qëllon shpesh kohët e fundit që u modifikohet inati, më pas Blushi i Presidentit nxorri një film multiplikativ që e quajti video, dhe prokurori i Përmetit arrestoi vetëm Çilin për ndikim të paligjshëm.
Pastaj doli Blushi i Top-it që sqaroi që nuk kishte pasur fare takim, por kemi të bëjmë thjesht me një gënjeshtër të mundshme të Çilit për kunatin trafikant. Epo në fund të fundit një trafikant gënjeu! Për kaq nuk quhet burri gënjeshtar!
Ndërkohë me rradhë shpura e analistëve u hodhën në sulm në mbrojtje të Çilit e për ta mbrojtur, herë e benin me diabet herë si viktima e naivitetit të vet.
Askush nuk merret sot me vlerën prej 750.000 euro të kaluar per ndërmjetësimin. Askush nuk trajton marrëveshjet e bëra haptazi në mashtrim të ligjit. Sojit të analistëve që duan Shqipëri pa trafiqe, nuk i interesoi për çfarë dhe me kë mori përsipër të ndërmjetësojë Çili “i shkretë”, por fakti që Çili nuk merrte rrogë në shtet.
Sot Çili është në shtëpi! Me detyrim paraqitje do paraqitet rregullisht derisa të harxhojë çdo qindarkë që ka dalë në përgjimet 6 mujore të prokurorit të Përmetit.
Të atij prokurori që në rastin më të mirë është i paaftë sepse ka ndërprerë hetimin duke ngritur akuzën pa mbledhur provat për atë akuzë që ka formuluar vetë.
Po Dvorani!?
A ka ndonjë që na shpjegon, pse nuk po rri dot pa folur Dvorani?!
Në prononcimin për gazetaret tha: Nuk jam unë relatori i atyre 50 dosjeve. Jam relator i 35.000 dosjeve, (epo po mos ishin kaq shumë nuk do vlente 750.000 euro ndërmjetësimi për secilen prej tyre!!!).
Në prononcimin për gazetarët tha: Nuk kam autorizuar asnjë dosje (pra nuk jam ndikuar në mënyrë të paligjshme se nuk firmosa asgjë).
Në prononcimin për gazetarët tha: Kam muaj pa u takuar më Çilin, (Presidenti na kishte folur që në Nëntor për video me Dvoranin protagonist).
Në prononcimin me gazetarët tha: Unë jam thjesht i vetmi që kam mbetur gjallë në Gjykaten e Lartë.
Po sot???
Pse sot shkruajti dhe u personifikua me Gjykatën e Lartë? Se si i vetmi i gjallë i mbetur atje brenda, është i vetmi që mund të shkruajë!
Dhe ne këtë e dinim edhe pa dalë ky sqarimi i fundit nga Gjykata e Lartë.
Presidenti Ilir Meta kishte paralajmëruar që në muajin nënto...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar tubimin...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në Konf...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka re...
Tryeza e Reformës zgjedhore mbidhet sërish këtë të martë në ...
Presidenti Ilir Meta ka falenderuar qytetarët të cilët morën...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzo...
Avokati Sokol Hazizi thotë se presidenti Ilir Meta nuk e ka ...
Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu është përpl...
Sekretari i Partisë Socialiste për mediat Alfred Peza deklar...
Avokati Genc Gjokutaj ka debatuar mbrëmjen e sotme me gazeta...
Ish kryetari i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, pretend...
Ish kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, është përpl...
Gazetari Ylli Rakipi vlerësoi se manifestimi i presidentit I...
Kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën e presidentit ...
Botuesi, Fahri Balliu, njëherësh dhe këshilltar “vullnetar” ...
Kryeministri Edi Rama ka folur për manifestimin e presidenti...
Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë mbrëm...
Pasi mbylli mitingun, presidenti Meta, me zë të ngjirur, por...
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u distancua nga tub...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...