Koronavirusi tek fqinjët, lidhjet e forta tregtare/ Sa persona fluturojnë në vit nga dhe drejt Italisë
Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë,...
Kredia për ekonominë ka shënuar rënie në janar, pas muajsh të tërë që ishte rritur ndjeshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë në fund të janarit arriti në 568.8 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 0.3% në raport me muajin e mëparshëm.
Të dhënat e detajuara tregojnë se rënia është ndikuar nga tkurrja e kredisë në lekë për bizneset. Stoku i huasë në lekë për sipërmarrjet zbriti në 138.6 miliardë lekë, me një tkurrje prej 2%.
Shqipëria u godit në 26 nëntor nga një tërmet me pasoja shkatërruese, sidomos në zonën e Durrësit, duke krijuar një stepje të përgjithshme tek planet për investime të bizneseve. Një raport i mëparshëm i Bankës së Shqipërisë konstatoi se tërmeti i 26 nëntorit frenoi kërkesën për kredi në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Për vetë natyrën e brishtë të aktivitetit ekonomik të Ndërmarrjeve të Vogla dhe te Mesme, pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 mund të kenë ndikim të lartë tek kjo kategori i biznesit vlerësoi Banka e Shqipërisë. Në fund të vitit 2019, kredia për SME-të përbënte 11.6% të PBB-së, ose 0.7 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.
Ndryshe nga bizneset, huaja për individët vijoi rritjen, duke u zgjeruar me 0.2% me bazë mujore në janar, pas tkurrjes së muajit të mëparshëm.
Me bazë vjetore (janar 2020/janar 2019), huaja për ekonominë është rritur me 6%, si rrjedhojë e përformancës së mirë të vitit 2019. Banka e Shqipërisë raportoi se politika monetare stimuluese, ristrukturimi i sektorit bankar dhe përmirësimi i bilanceve të tij, kanë nxitur një rritje më të shpejtë të kreditimit.
Sipas llojit të monedhës, kredia në lekë përbënte 52.63% të totalit në janar, me një rënie të lehtë nga 52.84% që ishte ky treguar muajin e mëparshëm, për shkak të ecurisë së dobët të kredisë në lekë në janar.
Dëmet nga tërmeti
Sipas ?vlerësimitë të nevojave post fatkeqësisë?, në total, dëmet e tërmetit të 26 nëntorit arritën në 1 miliardë euro. 700 milionë euro janë dëme në banesat e qytetarëve, të cilat janë shembur plotësisht ose kanë dëmtime të pjesshme. 150 milionë euro është fatura e dëmeve tek fabrikat dhe njësitë prodhuese të biznesit, ndërsa pjesa e mbetur prej 150 milionë eurosh të tjera janë dëme në veprat publike si shkollë rrugë dhe spitale.
Në sektorin e biznesit dhe punësimit, 714 biznese (8% e totalit të bizneseve) u dëmtuan dhe, si pasojë, aktivitetet e tyre gjithashtu u prekën. Një total prej 438 punonjësish nga 56 biznese prodhuese zyrtare humbën përkohësisht punën e tyre, ashtu si dhe 79 të punësuar nga 124 biznese zyrtare në industrinë e tregtisë. Humbja e vlerësuar e të ardhurave është 1.93 milion EUR (0.24 miliardë lekë). Në nënsektorin e Turizmit ka pasur dëme në 18 akomodime publike dhe private në Durrës, dhe në 42 objekte ushqimore dhe pije kryesisht në Durrës. Nga të gjitha humbjet në turizëm, 97% është për shkak të rënies së parashikuar të vizitorëve të huaj nga viti 2020 deri në vitin 2022. Në nënsektorin e Trashëgimisë Kulturore, dy muze kombëtar dhe tre muze lokal u klasifikuan si të pasigurt dhe janë akoma të mbyllura për publikun, ndërsa 23 monumente dhe site shtesë u klasifikuan si rrezik të lartë dhe 30 monumente të tjera si rrezik mesatar. Dëmet në nënsektorin e Bujqësisë ishin të vogla dhe lidhen me inputet dhe pajisjet bujqësore. Pati dëmtime në argjinaturat dhe stacionet e kullimit të ujit në Durrës dhe Lezhë, si dhe në Institutin për Sigurinë e Ushqimit dhe ndërtesën e Veterinarisë./Monitor
Italia është partneri kryesor i Shqipërisë, si për tregtinë,...
Ka marrë fuqi ligjore duke u botuar në Fletoren Zyrtare, ven...
Rreth 4 vjet më parë, kur flukset e parave, që vinin nga kul...
Zbardhen ndryshimet ligjore dhe udhëzimet që do i vijnë në n...
Shqipëria është futur sërish në zonën “gri” të pastrimit të ...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku th...
Komisioni Europian ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e ...
2019-a u mbyll me të ardhura totale prej 460.3 miliardë lekë...
Bizneseve të mëdha e të vogla të Tiranës u kanë dalë në sist...
Gjatë konferencës së donatorëve të zhvilluar dje në Bruksel,...
Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e m...
Tërmeti i 26 nëntorit do të ketë ndikime në dy linja kryesor...
Ministria e Financave ka hartuar një draft udhëzim, i cili i...
Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes ...
Prodhimi bujqësor pa planifikim dhe me hope për disa artikuj...
Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të ulët sërish nor...
Niveli i lartë i kredive me probleme që gati prej një dekade...
Viti 2019 ka shënuar një nivel të lartë rekord në vlerë abso...
Dhoma amerikane e Tregëtisë në vendin tonë ka mbajtur një ko...
Tatimet syojnë të shtrëngojnë masat në luftën kundër evazio...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...