web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i fortë i Metës/ Do tregoj fakte të rënda në Komisionin e Venecias

17 Shkurt 2020, 10:53, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar ndjesë Komisionit të Venecias, i cili sipas tij, u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimit final të një grushti shteti.

Meta tha se do të marrë pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte të rënda për përpjekjen për të realizuar një grusht shteti.

?Si president i Republikës së Shqipërisë, i këkroj ndjesë Komisiont të Venecias që u këqpërdor nga mazhoranca në funksion të realizimit të grushtit të shtetit.
Shqipëria edhe pse po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit nuk do të pranojë instalimin e grushtit të shtetit. Do të marr pjesë në seancën plenare në Komisionin e Venecias ku do të njoh të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda sesa këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend?, u shpreh Meta në një dalje për mediat./CNA.al





Lajmet e fundit nga