web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha përfundon takimin me delegacionin e Venecias/ Kemi 2 rrugëdalje

14 Shkurt 2020, 08:24, Politikë CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përfunduar takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Basha u shpreh se gjatë takimit diksutuan për problematikën në vend, e cila sipas tij, është rënduar nga muaji në muaj.

Kreu i PD u shpreh se vendi është në kolaps total dhe jeta e qytetarëve shqiptarë është në rrezik.

?Vendi është në kolaps total, jeta e qytetarëve shqiptarë është e kërcënuar. Sot Republika e Shqipërisë nuk është e shqiptarëve. Gjithçka në këtë vend kontrollohet nga një grup njerëzish. Me Komisionin e Venecias disutuam problematikën dhe gjendjen e Shqipërisë që është rënduar nga muaji në muaj.
Dy janë rrugëdaljet, do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve apo do kthejemë Shqipërinë shqiptarëve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme?, tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga