web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ky anëtar i KÇK”/ Balla kërcënon publikisht gjyqtarin

6 Shkurt 2020, 11:28, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka drejtuar sot një mesazh të fortë gjyqtarit të Tiranës, i cili mbylli çështjen e CEZ.

Në një prononcim për mediat, Balla i është drejtuar publikisht gjyqtarit, ndërsa e etiketoi si KÇK, (Kap Ç?të Kapësh), term me të cilin kryeminstri iu drejtohet gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët sipas tij tentojnë të kapin ç?të kapin para shkarkimit nga Vettingu.

?Gjyqtarit Lazër Sallakut i them të heqë dorë nga historia e moszbardhjes së vendimit për dosjen OSSH. Sot ka mbaruar afati që duhet të kishte zbardhur vendimin. Me shpresën se nuk do ta apelojmë. I them sot publikisht këtij gjyqtari, këtij anëtari të KÇK, se dosja OST nuk mund të mbyllet me vendimet e turpshme të këtyre gjyqtarëve. Unë përsonalidsht do ta ndjek?-tha ndër të tjera Balla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga