web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Vendime të paligjëshme”/ Apeli ndryshon masat për të arrestuarit e tërmetit, liron dy ish zyrtarët

5 Shkurt 2020, 16:27, Kronika CNA

Gjykata e Apelit ndryshon vendimet për të arrestuarit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Apeli i ka cilësuar si të paligjëshme vendimet e marra nga Gjykata e Tiranës për 16 të arrestuarit, mes të cilëve janë edhe ish zyrtarë.

Mësohet se Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-kryetarin e Komunës së Farkës, Fatbardh Plakun dhe për ish-kryetarin e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçian, të cilët i ka lënë në ?detyrim paraqitjeje?.

Gjithashtu masa ?detyrim paraqitje? është marrë edhe për Hodo Gjonin, Pëllumb Korfuzin, Naim Shehin, Gerti Çallikun, Gëzim Shkallën, Luan Betën, Fejzi Dyrmishin, Shefqet Dodën, Mehmet Felahin, Agim Eskin, Ndoc Pepkolajn dhe Ali Dyrmishin.

Masat e sigurisë të mara nga Gjykata e Apelit:

1. Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë, detyrim paraqitjeje.
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar, detyrim paraqitjeje.
3. Faik Fejzo, detyrim paraqitjeje.
4. Hodo Gjoni, detyrim paraqitjeje.
5. Naim Shehi, arrest shtëpie.
6. Gëzim Shkalla, arrest shtëpie.
7. Fejzi Dyrmishi, arrest shtëpie.
8. Shefqet Doda, detyrim paraqitjeje.
9. Mehmet Felahi, detyrim paraqitjeje.
10. Agim Eski, detyrim paraqitjeje.
11. Pëllumb Korfuzi, ndërtues, detyrim paraqitjeje.
12. Ndoc Pepkolaj, detyrim paraqitjeje.
13. Gerti Çalliku, detyrim paraqitje
14. Ali Dyrmishi, ndërtues, detyrim paraqitjeje.
15. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë, detyrim paraqitjeje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga