web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miratimi i paketës Anti KÇK/ Reagon PD: Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj

31 Janar 2020, 13:22, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas miratimit nga qeveria të paketës anti KÇK.

Sipas Bardhit, që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane.

Ai thotë se sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh.
?AntiKÇK? ka për të dështuar, siç dështoi ?Forca e ligjit?, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar

Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar?, shkruan Bardhi.





Lajmet e fundit nga