web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi i Ramës ndaj RAI 3 për alarmin e drogës/ Demokratja i përvishet keq kryeministrit

28 Janar 2020, 18:09, Politikë CNA

Ish-deputetja Dhurata Çupi ka reaguar ashpër për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se kronika e televizionit italian RAI 3, e cila thonte se mbledhja e drogës është rritur me 12 herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Demokratja derklaron se Rama e mat të vërtetën me barometrin e ERTV-së, ndërsa mediat shqiptare i quan kazan dhe ato ndërkombëtare shpifëse.

Çupi thotë se kryeministri nuk pranon asgjë, duke i përmendur këtu nivelin e lëndëve narkotike, vjedhjet e votave, që sipas saj janë të faktuara me zë dhe figurë.

?Nuk e pranon që jemi vendi i parë në Europë përsa i përket korrupsionit në rritje. Nuk pranon që vendi ynë u rendit e fundit ne Europë për cilësinë në arsim. Nuk pranon që Bashkitë drejtohen nga individë me të shkuar me probleme të theksuara me ligjin.

Opozita po i denoncon e po i publikon cdo ditë. Nuk pranon që Shqipëria është drejt një autokracie apo se demokracia është hibride. Pas gjitha këtyre shkon derë me derë nëpër Europë  duke u perpjekur të thotë të pavërtetat  për Shqipërinë . Përvec të ?vërtetave? të ERTV, Edi Rama nuk e pranon realitetin dhe situatën ku e la zhytur vendin?, shkruan ajo.

Ish-deputetja pretendon se vetëm nëse je i verbër nuk e sheh këtë situatë, që e faktojnë të gjitha raportet ndërkombëtare për Shqipërinë.

?Faktohet me dokumente por edhe me veprime konkrete duke mos hapur asnjë dritë jeshile për procesin integrues, por vecse po shtojnë vazhdimisht kushtet dhe dyshimet ndaj vendit tonë. Shqipëria nuk duhet të varet nga oreksi i të vërtetës sipas Edi Ramës. Shqiptarët kërkojn? mirëqenie, të punojnë e të jetojnë këtu. PD është gati për këtë sfidë në shërbim të shqiptarëve?, nënvizon Çupi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga