web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erdogan “nuk trembet” nga tërmeti/ “Vendi ynë nuk ka nevojë për ndihmë”

25 Janar 2020, 20:36, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vizitoi sot qytetin Elazig që është më i prekuri nga tërmeti shkatërrues 6.9 ballë.

Erdogan u ndal në lagjen Mustafa Pasha, po ku vazhdon operacioni i kërkimit dhe siguroi se do të bëjë çdo përpjekje deri në fund dhe do të vazhdojnë operacionet e shpëtimit në çdo rrënojë.

Por si gjithmonë, Erdogan nuk ka habitur me deklaratën e tij, teksa iu referua ndihmave të ofruara nga shtetet e tjera.

?Vendi ynë nuk ka nevojë për ndihmë. Por nëse dikush dëshiron të ndihmojë, ata mund ta bëjnë këtë përmes Drejtorisë së Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) dhe Gjysmëhënës së Kuqe?, theksoi ai, duke mbajtur figurën e njeriut të fortë që mund t?i bëjë ballë gjithçkaje.

?Njerëzit në terren po përdorin të gjitha kapacitetet dhe burimet e mundshme në operacionet e shpëtimit që do të vazhdojnë. Ministrat tanë do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet në terren?, vijoi më tej presidenti turk, ndërsa shprehu mirënjohjen për qytetarët që kanë treguar solidaritet të jashtëzakonshëm në këtë tragjedi që ka marrë deri më tani 29 jetë njerëzish./ CNA.al





Lajmet e fundit nga