web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e sabotoi PD hapjen e negociatave? Klajda Gjosha refuzon të përgjigjet

24 Janar 2020, 19:57, Politikë CNA

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha nuk ia hoqi përgjegjësinë dhe fajin opozitës joparlamentare për krizën politike dhe dhe largimin e shqiptarëve nga vendi.

Gjosha deklaron se sherret politike janë një faktor kanë shkaktuar këtë largim, pasi sipas saj, i shtojnë edhe më tepër pasigurinë qytetarëve.

?Këtu vijmë te mënyrat se si qeveriset Shqiperia, te vizioni i liderëve tanë. Sot në QSUT ka vende bosh dhe nuk ka kërkesa për tu punuar. Edhe ata që punojnë sot kërkojnë të largohen. Duhet ta pranojmë këtë, është një plagë për Shqipërinë, jo vetëm çështja e mjekëve, po largohen mësues, bankierë. Këtu kërkon një thellim edhe më të madh politik. Nuk duhen sherre politike. Sherret sjellin pasigurinë te shqiptarët. Unë mendoj që është momenti i duhur, që opozita të ngrihet me liderushipin e saj për të nesërmen?, u shpreh ish-deputetja e LSI-së në studion e ABC News.

Ajo u pyet për përgjimet e gazetës gjermane ?Bild?, e cila pas një investigimi, shkruante se Lulzim Basha ka lobuar për mos t?u hapur negociatat, por Gjosha refuzoi të përgjigjet nëse PD i ka sabotuar vërtet negociatat.

?Nuk mund të flas për PD-në, jam këtu për të folur për LSI-në?, tha ish-ministrja./CNA.al





Lajmet e fundit nga