Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gjatë verës, dhe vjeshtës së vitit 1999, Policia e Shtetit nis një aksion të gjerë për goditjen e bandave në të gjithë vendin. Para operacionit, ministri i Rendit të asaj kohe Spartak Poçi zhvillon një vizitë në komisariatin e Lushnjes.
?Prej aty shkova, bëra vizitë në Karavasta, në Lagunën e famshme. Gjatë kohës që goditnim bandat e tjera hapësirat e saj avash avash i ngushtuam shumë?, thotë Spartak Poçi, ish ? Ministër i Rendit.
Banda e Aldo Bares, përflitej për lidhje në nivele të larta brenda mazhorancës së kohës. Për goditjen e saj, u zgjodh pikërisht data 11 tetor e vitit 1999, që përkonte me një moment të rëndësishëm në Partinë Socialiste. Atë ditë, në Tiranë zhvillohej Kongresi ku kandidonin për kryetar Pandeli Majko dhe Fatos Nano.
?Edhe pse i identifikonin me mbështetje majtas, kanë pasur lidhje edhe në krahun tjetër?, tregon gazetari Hoxha.
?Në një konferencë shtypi që bëra disa ditë përpara, nuk e shpalla si datë por një gazetare vajzë më bëri pyetje dhe tha i keni mbaruar të gjitha, po këtë pse se keni prekur? Unë i thashë që do goditet edhe ajo, e aty në vend improvizova datën që më erdhi në mend ishte kongresi partisë, ne ishim përgatitur ta bënim dhe të nesërmen, por e lamë me grupin atë ditë?, tregon Spartak Poçi, ish ? Ministër i Rendit.
Në Lushnje u arrestuan pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës veç më të rëndësishmit, kreut të saj Aldo Bare. Atë ditë ai ndodhej në Tiranë, madje është parë pranë Pallatit të Kongreseve ku zhvillohej aktiviteti i Partisë Socialiste.
Sipas informacioneve nga drejtues të lartë të policisë për kohën, Aldo Bare është ndihmuar të fshihet nga një deputet. Banesa ku fshihej ka qenë e rrethuar për dy ditë. Aldo Bare është larguar pikërisht me mjetin e një deputeti të Kuvendit. Thuhet se në atë kohë, ka pasur edhe një kërkesë nga policia për marrjen e një autorizimi për kontroll, por leja nuk u dha kurrë.
?Natyrisht ai ka qenë në Tiranë atë ditë, ne nuk e dinim, kur u vumë në lëvizje ta arrestonim është fshehur, është ndihmuar për tu fshehur, pastaj ka lëvizur derisa iu bë e pamundur qëndrimi këtu pasi nuk ndaluam përpjekjet për ta vënë në pranga?, thotë Spartak Poçi, ish ? Ministër i Rendit.
Pas këtij episodi, në drejtim të ministrit të kohës, zotit Poçi ka pasur mjaft presione nga kolegë të tij.
?Elementë të veçantë, kanë ngritur shqetësime, mua më kanë thërritur edhe në grup parlamentar e kanë kërkuar shpjegim për këtë por kam dhënë përgjigjen?, thotë Spartak Poçi, ish ? Ministër i Rendit.
Top Story ka zbuluar nga arkivat edhe këtë dokument që mban datën 19 tetor e vitit 1999, e firmosur nga ish-ministri Spartak Poçi. Ai, informon kryeministrin Pandeli Majko se kryetari i Partisë Socialiste në Lushnje Kujtim Rusho dhe deputeti i zonës Dalip Pero, kanë ngritur shqetësim për arrestimin e anëtarëve të bandës. Ata kanë takuar shefin e komisariatit dhe i kanë thënë se janë arrestuar njerëz që kanë shoqëruar gjithë udhëheqjen.
?Ata i kam thërritur para se ti bëja letër Kryeministrit, në zyrë dhe njëri prej tyre ka qarë, kështu ka qenë, është fakt..Por, absolutisht kjo nuk duhej, opozitës së kohës i interesonte ta përgjithësonte çështjen?, thotë Spartak Poçi, ish ? Ministër i Rendit.
Skandaloz është fakti se Aldo Bare u arratis në Itali duke u bërë pjesë e një delegacioni zyrtar të Lidhjes së Shkrimtarëve në fund të vitit 1999.
Ai ishte regjistruar si piktor. ?Profesori?, kishte siguruar një pasaportë false me emrin Mikel Kodra, e cila mbante pikërisht këtë foto që shihni.
?Ne e morëm vesh, u njoftuam nga homologët italianë pas 2 ditësh?, thotë Spartak Poçi, ish ? Ministër i Rendit.
Pas aksionit banda filloi hakmarrjen. Më 25 Shkurt të vitit 2000, në periferi të qytetit i është bërë atentat shefit të komisariatit Lushnje Sinan Meta. Fatmirësisht ai shpëtoi pa lëndime. Ndaj tij organizohet një atentat i dytë, këtë herë me përmasa terroriste. Në 25 Mars, pranë stadiumit të Lushnjes, në vendin ku parkonte mjetin zakonisht Meta, vendosen 5 kilogramë tritol.
Maksim Çela, Dritan Vila, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti vendosën lëndën plasëse. Personi që e aktivizoi ishte Riza Balla, një xhenier i ushtrisë. Plani dështoi. Riza Balla, e çaktivizoi lëndën plasëse dhe njoftoi policinë, duke shmangur kështu një tragjedi.
Alfred Shkurti nuk u ndal me kaq. Ai jep urdhër për eliminimin e një punonjësi policie që po u hapte shumë punë. Bëhej fjalë për Klenti Banon. Në 14 prill të vitit 2000, Bano po i drejtohej banesës në lagjen ?Xhevdet Nepravishta?. Leonard Prifti, Dritan Vila, Maksim Çela, Gentjan Kulla dhe Enver Dondollaku i bëjnë pritë. Personi që qëlloi ishte Leonard Prifti, i njohur me nofkën ?Çibiku?. Bano, ndërron jetë në vend./ TCH
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pas ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dit...
Në fillim të vitit 2002, një luftë e re do të niste në Lushn...
Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, mëngjesin e sotëm, gazet...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Real Story” d...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëm...
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga të riun i cili xhiroi g...
Disa të rinj duket se kanë vendosur të “sfidojë” Policinë e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 30 vjeçar sh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin L...
Një makinë është përfshirë në aksident pak minuta më parë, n...
Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u mblodhën më 25...
Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Çardhakut mes rrethit të...
Dërgohet e pajetë një foshnje në spitalin e Librazhdit.Mësoh...
Elisabeta Meta është nëna që dhunoinë mënyrë “kafshërore” va...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme tek ura e Sh...
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Emiliano Shullazit dhe grupit ...
Një makinë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit, ditën e so...
Këshilli i Lartë Gjyqësor bën të ditur se ia ka kaluar Inspe...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Pajtim Agën, vëllain e Ro...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...