Drogë në formë çokollate/ Lihet në burg vëllai i ish shefit të policisë dhe 6 të arrestuarit e tjerë
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Pajtim Agën, vëllain e Ro...
Këshilli i Lartë Gjyqësor bën të ditur se ia ka kaluar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të gjitha ankesat për gjyqtarët.
Në një deklaratë, KLGJ sqaron se Kushtetuta e përcakton ILD si organin kushtetues i cili fillon procesin e kryerjes së verifikimit të shkeljeve disiplinore dhe të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve.
?Duke marrë shkas nga disa zhvillime të kohëve të fundit dhe në vijim të kërkesave të përsëritura nga individë dhe institucione shtetërore në adresë të tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron opinionin publik në lidhje me procedimin disiplinor të gjyqtarëve.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e përcakton Këshillin e Lartë Gjyqësor si organin përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, përgjegjshmërisë dhe mbarëvajtjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe për marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve.
Në lidhje me këtë të fundit, neni 147/d i Kushtetutës parashikon se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve. Pra, nuk është Këshilli i Lartë Gjyqësor, por Inspektori i Lartë të Drejtësisë, organi kushtetues i cili fillon procesin e kryerjes së verifikimit të shkeljeve disiplinore dhe të procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve.
Kompetencat dhe përgjegjësitë respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë rregullohen më hollësisht edhe në Ligjin nr.115/2016, ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?.
Referuar dispozitave kushtetuese dhe atyre për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të ushtrojë kompetencat e verifikimit të ankesave ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve, pasi këto i përkasin Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Për rrjedhojë, të gjitha kërkesat e depozituara pranë KLGJ nga individë dhe institucione shtetërore në të cilat ngrihen pretendime lidhur me shkelje disiplinore të gjyqtarëve, janë administruar rregullisht dhe do t?i përcillen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, menjëherë me krijimin e këtij institucioni.?-thuhet në deklaratë.
Kujtojmë këtu se një ditë më parë, Kuvendi zgjodhi kreun e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Me 98 vota pro është zgjedhur në këtë post Artur Metani vëllai i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim.
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Pajtim Agën, vëllain e Ro...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me b...
Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë patrullimi...
Mbas një viti proces në Apel, Emiliano Shullazi dhe grupi i ...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashk...
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme pranë Rinasit, ku ...
Një i ri është arrëstuar nga policia e Tiranës pasi plagosi ...
Policia e Sarandës ka arrestuar 41 vjeçaren iniciale E.M 41 ...
Në grup me sirianë janë dhunuar dhe grabitur në qytetin e Ko...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmje...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përkujtuar sot 21 jana...
Policia ka dhënë informacion zyrtar për operacionin e koduar...
Një pikë karburanti në Bilisht ka rënë pre e grabitjes në or...
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të grabitjes së ...
Vilson Tafçiu, i cili mbeti mbrëmjen sotme viktimë nga disa ...
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqyte...
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që tronditi Tiran...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e...
Një aksion i madh anti-drogë po zhvillohet në Bashkinë Memal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...