web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Afati për largimin nga territori 0 ditë”/ Zbardhet urdhëri për dëbimin e gylenistit

21 Janar 2020, 10:15, Kronika CNA

Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për mësuesin turk Harun Çelik, i konsideruar mbështetës i Gylenit, kundërshtarit më të madh të presidentit të Turqisë Erdogan.

Abc News ka siguruar dokumentin ku Drejtoria e Emigracionit ka urdhëruar dëbimin e menjëhershëm të tij në drejtim të Turqisë duke mos i dhënë as edhe 24 orë kohë për të apeluar vendimin.

Në dokument shkruhet: Afati për largimin nga territori 0 ditë!

Dokumenti është mjaft kontradiktor ndërkohë ç?ka konfirmon shkeljet e rënda të kryera nga shteti shqiptar.

Ndërkohë që në pikën e parë vendoset që ai të largohet brenda ditës, më poshtë shkruhet se ka të drejt ta apelojë vendimin sipas ligjeve në fuqi.

Kjo tregon se policia shqiptare e ka patur me mjaft ngut nxjerrjen e tij nga Shqipëria duke mos i dhënë asnjë mundësi apelimi apo që vendimi të merret vesh nga media dhe opinioni publik.

Gazetarja Glidona Daci thekson se urdhri i dëbimit ka mjaft pasaktësi dhe shkelje ligjore.

?Ne kemi publikuar një video ku ai kërkon azil më zë të lartë ç?ka hedh poshtë çdo pretendim se ai nuk ka kërkuar azil.

Në urdhër dëbimi shihet edhe firma e tij pasi mënyra e nënshkrimit të tij është e paqartë pasi ai kërkonte azil.

Kur do ta bënte Harun Çelik ankimimin kur ai duhej të nxirrej menjëherë nga Shqipëria?, raporton gazetarja.





Lajmet e fundit nga