Vrasja e 28 vjeçarit në Astir/ Policia jep informacion zyrtar për autorin e dyshuar
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drej...
Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për Lulzim Zallën dhe Klodjan Estrefi, të dyshuar se kanë ?gjobitur? me 50 mijë euro biznesmenin Arben Pohumi, ish-kandidat i ?Bindjes Demokratike? për kryetar të Bashkisë së Shijakut në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019.
Dy të rinjtë Zalla dhe Estrefi janë arrestuar në 30 Korrik 2019, në bazë të një hetimi të nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, për veprën penale të ?Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie? (gjobvënie).
Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, rasti i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Durrësit, e cila mori miratimin e gjykatës për t?i lënë në burg dy të dyshuarit.
?Boldnews.al? ka siguruar dosjen e plotë hetimore. Sipas veprimeve të grupit hetimor rezulton se, në 21 Korrik 2019, biznesmeni Arben Pohumi kallëzoi në Policinë e Durrësit se ishte shantazhuar dhe kanosur nga shtetasi Lulzim Zalla, për t?i dhënë shumën 50 mijë euro.
Sipas kallëzimit, ky shtetasi dhe të tjerë persona, ia kërkonin këtë shumë, si një ?borxh? që biznesmeni i kishte një bashkëpunëtorit të tij italian, ku vite më parë kishte marrë pjesë këmbimi.
Arben Pohumi deklaroi para Policisë Gjyqësore që ai, në cilësinë e drejtuesit të ?AG-Motors? kishte bashkëpunuar me kompaninë ?Baltassare-motors? në Bari, e drejtuar nga Stefano Baltasare. Gjatë bashkëpunimit mes tyre, Pohumi kishte njohur dhe lidhur miqësi edhe me dy djemtë e Stefanos, e konkretisht Antonio dhe Maurice Baltasari.
Më datë 21.07.2019 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u paraqit shtetasi Arben Pëllumb Pohumi, lindur e banues në Shijak, ushtrues i një biznesi privat, icili kallëzoi se ishte shantazhuar psikologjikisht e kanosur nga shtetasit Lulëzim Zalla e F. Zalla, për t? iu dhënë para në shumën 50,000 euro.
Bashkëpunimi Pohumi-Baltasare vijoi deri në 2027, kohë kur kompania italiane shpalli falimentin. Ata u ndanë miqësisht me njëri-tjetrin.
Në Qershor 2019, në zyrën e tij paraqitet A.XH., i cili, i cili shoqërohej me një shtetas italian, i cili iu prezantua si Antonio Baltasari, nipi i Stefano Baltasarit. Në bisedë, dy personat i kërkuan biznesmenit që t?u jepte 50 mijë euro, të cilat Pohumi ?ia kishte borxh Stefanos?.
Biznesmeni nga Shijaku u ka deklaruar se nuk kishte asnjë borxh dhe se për çdo gjë do të takohej vetë me Stefano Baltasarin në Itali.
Kërcënimi në zyrë
Pas 10 ditësh, biznesmenin e telefonoi një person, që iu prezantua si Klodian Estrefi dhe i shkoi në zyrë. Në bisedë, Estrefi i komunikoi Pohumit se do e takonin dy persona ?shumë të rrezikshëm? nga Fushë-Kruja, për të biseduar për një borxh të vjetër 50 mijë euro ndaj ish-bashkëpunëtorit Baltasari.
Rreth një orë pas kësaj bisede, në zyrën e tij mbërrin sërish Klodjan Estrefi, i shoqëruar nga Lulzim Zalla. Ky i fundit, duke u prezantuar si përfaqësues i Antonio Baltasare, e kërcënon Pohumin, duke i deklaruar se ?këto para do na i japësh neve, se Stefano u kishte borxh atyre kaq para dhe se në të kundërt nuk do ndahesh mirë me to?.
Sqarimi në Itali
Disa ditë pas kësaj bisede, Arben Pohumi udhëton drejt Italisë, ku takohet me Stefano Baltasare. Mes tyre u sqarua se biznesmeni shqiptar nuk kishte mbetur asnjë borxh. Në takim ishte edhe një prej djemve të Stefanos, Luciano Baltasare, i cili reagoi keq gjatë bisedës. Për këtë shkak, Pohumi dyshon se pas kërcënimeve qëndron edhe Luciano.
Një ditë pas kthimit në Shqipëri, biznesmeni telefonohet nga Lulzim Zalla, duke i kërkuar takim. Në bisedën mes tyre, sipas kallëzimit, Lulzimi i kërkoi përsëri 50,000 eurot, duke i thënë se ?po zgjasnin si shumë këtë muhabet?, ku ndër të tjera i tha se deri më datë 30 korrik 2019, duhej t?u jepte 10,000 euro dhe 40,000 eurot e tjera me pas.
I frikësuar dhe i shtrënguar psikologjikisht, kallëzuesi i tha se ?do të mundohej t?i gjente paratë dhe t?ua jepte deri në atë datë?. Pas bisedës, biznesmeni vendosi të depozitojë kallëzim në Polici.
Hetimi dhe arrestimi
Pas marrjes së kallëzimit, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet, duke lejuar përgjimet dhe vëzhgimet ambjentale.
Në 30 Korrik 2019, në ambientet e servisit ?AG Motors?, rreth orës12:45 që është në pronësi të viktimës, policia gjyqësore arrestoi në flagrancë shtetasin Lulzim Zalla, i cili ishte i shoqëruar nga shtetasi Egi Shullazi, si drejtues i automjetit me të cilin po udhëtonte i dyshuari Lulzim Zalla.
Shtetasi Lulzim Zalla u arrestua në flagrancë pasi ai në ato moment, i kishte marrë të dyshuarit Arben Pohumi shumën prej 5,000 eurosh, si pjesë e shumës prej 10,000 eurosh, që viktima duhet t?i jepte të dyshuarit.
Larg automjetit u arrestua edhe shtetasi Egi Shullazi, i cili Iu prezantua policisë si personi që rastësisht kishte marrë me vete të dyshuarin Lulzim Zalla nga Fushë ? Kruja për në Durrës.
Sasia prej 5,000 eurosh u sekuestrua nga policia gjyqësore në momentin e arrestimit të të dyshuarit Lulzim Zalla. Nga kqyrja e zarfit ku u gjendën paratë evidentohet shkrimi ?Lulzim Zalla 5,000 euro?.
Ndërkohë, Klodjan Estrefi u ndalua nga policia gjyqësore në Portin e Durrësit, në të njëjtën datë, rreth ores 22: 00, në tentativën e tij për tu larguar nga Shqipëria, në drejtim të Italisë.
Pas arrestimit, Gjykata për Krime vendosi masën e ?arrestit me burg? për Lulzim Zalla dhe Klodjan Estrefi. Ndërsa, për Egi Shullazi, u caktua ?detyrim për paraqitje?. Këto masa u konfirmuan edhe nga Gjykata e Durrësit, në vendimin e datës 21 Janar 2020.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drej...
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 28-vjeçarit Vilson Taf...
Komisioni Parlamentar i Sigurisë në mbledhjen e sotme po shq...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar sot disa fot...
Një video skandaloze ku një prej kryebashkiakëve të Shqipëri...
Gjatë verës, dhe vjeshtës së vitit 1999, Policia e Shtetit n...
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pas ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dit...
Në fillim të vitit 2002, një luftë e re do të niste në Lushn...
Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, mëngjesin e sotëm, gazet...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Real Story” d...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëm...
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga të riun i cili xhiroi g...
Disa të rinj duket se kanë vendosur të “sfidojë” Policinë e ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 30 vjeçar sh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin L...
Një makinë është përfshirë në aksident pak minuta më parë, n...
Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u mblodhën më 25...
Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Çardhakut mes rrethit të...
Dërgohet e pajetë një foshnje në spitalin e Librazhdit.Mësoh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...