web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FNSH “blindon” Sarandën/ Kontrolle masive për kapjen e personave të rrezikshëm

22 Janar 2020, 22:22, Kronika CNA

Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me agjentë të antidrogës, po ushtrojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e FNSH po kryejnë kontrolle në akset kyçe të qytetit bregdetar në mjete të ndryshme për armë dhe drogë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe personave përdorues e trafikantë droge.

Aktualisht, po ushtrohen kontrolle në vendin e quajtur ?Rrethi i Spitalit?, ku po janë ndaluar për kontroll të imtësishëm një numër i madh mjetesh.





Lajmet e fundit nga