web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 “Nuk jetohet me dy fytyra, turp”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

20 Janar 2020, 08:50, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zgjedhur fjalë të shenjta të Kuranit, për të përshendetur  ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

?O ju që keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjellë një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj pendoheni për atë që keni bërë?-citon Rama Kuranin.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në kritika kundër kreut të qeverisë.

Mesa duket qytetarët nuk i besojnë më propagandës së kryeministrit, dhe e kanë ?kryqëzuar? në komente.

?Pershendetje zotri Rama po vjen mirë që po fol fjalë të librave të shejtë po shfrytëzo këtë post që je e puno për shqiptarët pak se populli është në mjerim çdo ditë dëgjojmë se të emigrojmë asnjë shpresë për jetë nuk iu ka mbet. Behuni bashkë politika shqiptare e punoni e mos akuzoni njëri-tjetrin. Jemi i vetmi shtet në botë që kufizohemi me vet veten e jemi shum të lig.?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Kjo nuk eshte mbeshtetje por shkaterrim!!! Pse populli duhet tju mbeshtesë kur ju nuk mbeshtesni popullin?! Apo duhet te fillojmë të mendojmë se militantët e partisë kanë marrë pushtet absolut dhe mund të bëjnë çfare ti dojë qejfi?! Mos harroni se përgjegjesia e veprimeve të tyre rëndon mbi ju!!!?.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan ?Me dy fytyra nuk jetohet , njërën anë e lexon librin e shenjtë e në anen tjetër bashkëpunon me armiqtë e kombit . Turp !?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga