web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati ndaj prokurorit Ndoji/ SPAK kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve

16 Janar 2020, 15:34, Kronika CNA

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e huaja për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji të ndodhur në nëntor të vitit 2019.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka dërguar letërporosi në një vend të Bashkimit Evropian, ku kërkon të informohet mbi aktivitetin e një grupi kriminal.

Kujtojmë se Redjan Rraja, u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit , i njohur edhe si ?Rrumi? i Shijakut./CNA.al





Lajmet e fundit nga