web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anëtari i bandës së Durrësit u lirua me kusht/ Ironizon Klodian Tomorri

14 Janar 2020, 19:05, Kronika CNA

Pas lirimit me kusht nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit Endrit Dokle, ka ironizuar thellë gazetari Klodian Tomorri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tomorri thotë se neni 41 bis që miratoi qeveria për të izoluar kapot e krimit, po rezulton aq shumë efektiv, saqë çunat po izolohen një nga një nëpër shtëpiat e tyre.

?Të paktën të na kishit kursyer ato lekët që u shpenzuan për Reformën në Drejtësi, vettingun dhe SPAK-un se s?kemi takat ne të mbajmë rroga 5 milionë lekëshe për gjyqtare dhe prokurorë. Mezi po paguajmeë pensionet?, thekson ai.

Gazetari deklaron më tej se anëtarët e bandave mund të nxirren nga burgu edhe pa bërë reforma dhe pa shpenzuar para, ndërsa për SPAK-un, thotë se ka fjalë se do merret vetëm me gjobat e makinave./ CNA.al





Lajmet e fundit nga