web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Prokuroria nuk mund të fshihet më”/ Gazment Bardhi “vajton” krimin elektoral

13 Janar 2020, 14:23, Politikë CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se krimet e elektorale duhet të ndëshkohen.

Këtë deklaratë Bardhi e ka bërë gjatë  takimit me Kryesitë e Degëve të PD Dibër, Bulqizë dhe Mat.

?Ritheksova se Partia Demokratike ka vetëm një prioritet: T?i japë fund kësaj krize të thellë mungese legjitimiteti dhe të nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ekonomike, që ka prekur qarkun Dibër dhe ka krijuar një krizë emigracioni të paprecedentë prej 30 vitesh?, njofton Bardhi në rrjetet sociale.

Sipas tij,Qarku i Dibrës më shumë se kushdo tjetër është dëshmitar i krimeve elektorale, ku Edi Rama testoi për herë të parë skemën e blerjes së organizuar dhe masive të votave në vitin 2016.

?Është kjo skemë që ka prodhuar një qeveri që punon vetëm për përfitimin e një grushti njerëzish në biznes dhe në qeveri.

Ky model kriminal qeverisje duhet të marrë fund dhe qeverisja duhet t?u kthehet qytetarëve. Krimet elektorale duhet të ndëshkohen dhe prokuroria nuk mund të fshihet më!?, është shprehur më tej ai./CNA.al.





Lajmet e fundit nga