web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Paralajmërim kërcënues”/ Kurti i përgjigjet “flakë për flakë” Thaçit

13 Janar 2020, 07:41, Kosova & Bota CNA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është përgjigjur letrës së Presidentit Hashim Thaçi, të dërguar me 10 janar të këtij vitit, ku i kërkonte të ngrinte qeverinë, në të kundërt paralajmëronte se do të marrë masa, sipas Kushtetutës.

Në letrën drejtuar Thaçit, Kurti shkruan se mesazhi i presidentit përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues në këtë rast për subjektin fitues.

?Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019. Ne ende nuk ua kemi dërguar Juve propozimin tonë për Kryeministër. Do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt, me shkresë zyrtare, porsa të jemi gati?.-shkruan Kurti.

Më tej, në letër theksohet se ?Lëvizja Vetëvendosje nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenojë autoritetin e Presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlimin e qeverisë dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim?.

Po ashtu, Kurti thotë se ?Kjo është një praktikë normale në të gjithë botën demokratike. Me këtë rast, shfrytëzoj këtë letër t?ju informoj që ndodhemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës?.

Më poshtë letra e plotë e Albin Kurtit:





Lajmet e fundit nga