web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video - E paprecendentë në Paskuqan/ Gruaja i shpëton mrekullisht aksidentit në vijat e bardha

11 Janar 2020, 15:41, Kronika CNA

Kemi parë në plot raste shoferë të papërgjegjshëm në rrugët e Tiranës, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Një i tillë është regjistruar edhe rreth orës 10:00 të paradites së sotme në zonën e Paskuqanit. Një grua ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident që mund t?i merrte jetën, teksa po kalonte në vijat e bardha.

Ndonëse është një zonë e populluar me shumë banorë, shoferët ecin me shpejtësi të lartë pa pasur asnjë pikë përgjegjshmërie.

Në momentin kur kjo grua po tentonte të kalonte rrugën me vrap dhe po mundohej t?i shmangej makinave që nuk po i hapnin krahun, një automjet kalon me shpejtësi shumë të lartë para këmbëve të saj dhe gruaja stepet në vend.

Makina ndalon vetëm pak metra pasi kalon vijat e bardha, ndërsa gruaja e trembur vazhdon rrugën me vrap. Ky nuk është i vetmi rast, kur këmbësorët i shpëtojnë mrekullisht aksidenteve dhe policia nuk është aty për t?i ndëshkuar këta shoferë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga