web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çunat këtu më mbajnë mirë, më pyesin si je rrushi”/ Zogu i Tiranës “rehatohet” në burg

11 Janar 2020, 13:34, Kronika CNA

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ?Zogu i Tiranës?, prej 5 javësh ndodhet në burg për përfshirje në një rrjet prostitucioni.

Ai ka dhënë një intervistë nga burgu për ?Panorama?, ku tregon se nuk po e kalon edhe aq keq.

?Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë.

Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: ?Si je rrushi???, thotë ai.

?Zogu i Tiranës? rrezikon disa vite burg, ndërkohë që nga përgjimet e publikuara deri më tani, kanë dalë edhe emra këngëtaresh, miss-esh e gazetaresh, si të përfshira në rrjetin e protitucionit.

Megjithatë, ato nuk janë arrestuar.

Pjesë nga intervista

Kush vjen të të takojë në Burgun 313?

Vijnë familjarët, po mua më vjen turp! Unë s?jam mësuar kështu, këto pranga përbuzin dinjitetin tim.

Mikeshat VIP kanë ardhur të të takojnë? 

Te Drejtoria e Policisë vinin më sillnin ushqime, ndërsa këtu jo sepse nuk lejohet. Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Ky rrëfim i imi është eksluziv.

Je informuar për fatin tënd, çfarë dënimi rrezikon? 

Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S?kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume.

Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?

Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: ?Si je rrushi??





Lajmet e fundit nga