Connect with Us

Thurja, që lidh LSI-në me MJAFT-in

Politikë

Thurja, që lidh LSI-në me MJAFT-in

Publikuar

-

Ka një lëvizje të lojërave politike me disa personazhe që lëvizin në terren duke u sjellë si një lindje  ndryshe, që ka një tjetër qasje ndaj sistemit elektoral në Shqipëri, si një nismë e filluar kryesisht në rrjete sociale për çështje të caktuara me problematika shoqërore dhe tashmë po konfigurohet si një lëvizje politike.

Disa personazhe që janë pjesë e kësaj nisme kanë dalë nëpër qytete, shfaqin idetë e tyre, kanë mbledhur firma e janë mbështetës të flaktë të ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Dhe në fakt kjo duket se është një kauzë e drejtë, një kauzë më përfaqësuese, pasi ndoshta shumica e shqiptarëve, sot e shohin çështjen e sistemit si një nga pikat thelbësore të mospërfaqësimit të tyre dhe ndarjes ,shkëputjes apo distancës së madhe të krijuar me klasën politikën në vend.

Përtej këtij fakti të mirë, për Nismën-Thurje nuk është thënë dhe nuk është shkruar për personazhet e saj. Disa prej tyre shfaqen dhe ndonjë prej tyre është tërhequr, pra janë ata që dalin në media dhe ata që qëndrojnë nga pas.

Në fakt, Thurja është një lidhje historike apo një lëmsh midis MJAFT-it dhe LSI-së, organizatës së drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidenti aktual i Republikës, Ilir Meta, kur ka qenë kryetar i LSI-së.

Fillimisht, Nisma ka marrë jetë nga një ish-drejtor i pushtetit të Berishës dhe përfaqësues i LSI-së, një nga personazhet më të korruptuara në institucionin e Ministrisë së Ekonomisë,  Industrisë dhe Energjitikës. Një personazh i shumësulmuar, i akuzuar deri në xhepist, krahu i djathtë i Veliajt dhe MJAFT-it, një nga këto fytyrat e  lëvizura nga strukturat “lali Erit”, në strukturat e LSI-së, njeri totalisht i korruptuar, por që u fut në politikë, u ngjit pas Ilir Metës dhe ai e bëri drejtor.

Më pas filloi të ishte një nga themeluesit apo njeriu kryesor i Nismës-Thurje, me kauza, me çështje të caktuara, duke u fshehur pas saj, duke mos dalë me emër. Por, tani nuk e shikojmë më të jetë nëpër qytete, ku shëtit Nismë-Thurja. Atje shkojnë të tjerë njerëz, të tjerë emra dhe personalitete, të cilët ndoshta nuk kanë mbi supe, akuzat e themeluesit të Nismës-Thurje, i cili në fakt është pjesë e sistemit të korruptuar politik të këtyre viteve të fundit.

Më pas është një tjetër personazh,që vjen nga MJAFT-i, i cili pretendon se do bëjë ndryshimin. Ai është një i shkolluar me një tjetër performancë publike. Ndoshta mëkati i tij nuk është vetëm MAJFT-i, por kauza dhe qëllimet për ndryshimet e sistemit zgjedhor apo daljes së një lëvizje politike, por që nuk ka asgjë të keqe. Por, ku je i molepsur me korrupsionin dhe me personazhe të cilët po qëndrojnë pas, në momente të tilla, ka shumë dyshim.

LEXO EDHE:  Pas denoncimit në CNA/ Veliaj shtron rrugën në qendër të Tiranës

Personazhi i tretë është një ish drejtor i Ministrisë së Financave e më pas përfundoi tek Ministria e Ekonomisë me kalimin e LSI-së në koalicion me Berishën në vitin 2009. Edhe ky një personazh që ka fituar mjaft pikë në opinionin publik, por i panjohur.

Ai ka qenë një zyrtar i rëndomtë, një nga këto veglat administrative, të cilat më vonë të përdorur nga politika, duke kërcyer nga një vend në një vend tjetër, me  mjaft akuza dhe aspak i goditur deri tani, duke bërë që të fshihen të vërtetat e tij.

Ka edhe personazhe të tjerë, njerëz me vlera atje brenda, si çdo forcë politike, pa asnjë diskutim apo personazhe që shkojnë duke vënë fytyrën e tyre tek kjo Nismë.  Po, ngatërrimi i çunave të MAJFT-it, të cilët kanë qenë vegla të Erion Veliajt dhe më pas kaluan me parti politike duke u bërë drejtorë të korruptuar dhe të tjerë personazhe që kanë qenë drejtorë ministrish, nuk është se janë zgjidhja e asaj politike ndryshe, që kërkohet nga shqiptarët.

Thurja përtej këtyre tre imazheve apo pesë personazheve të tjerë, në rrjete sociale ka pasur një qasje shumë pozitive, pasi atje fshihet fytyra, nuk duket  kush është dhe të vërtetat nuk tregohen.

Por, në rastin konkret, le të mos i fshehim, le ti themi të vërtetat, ashtu siç themi edhe për PD, edhe për LSI-në, edhe për PS-në, Rilindjen, Erion Veliajn, Edi Ramën, bandat 30 vjeçare korruptive të pushtetit, por patjetër nuk mund të lëmë pa përmendur  edhe këta që kanë qenë pjesë e këtij sistemi dhe që tashmë kanë vënë një maske tjetër.

Kanë hequr maskën e “lali Erit” dhe kanë dalë me një nismë të re, apo kanë hequr maskën e  LSI-së dhe kanë vënë atë të një lëvizjeje qytetare, e cila filloi në rrjetet sociale, e tashmë po del si një lëvizje politike.

Dhe kur del atje, në terren, pra në politikë, të vërtetat duhet t’i dinë të gjithë. Dhe këto të vërteta nuk mund të fshihen. Nisma-Thurje, në fakt është një përshesh i MJAFT-it, të “lali Erit”, dhe LSI –së të Ilir Metës.

Për më tej le të ndajmë kauzat apo lëvizjen politike, nga atë çfarë përfaqësojnë personat që janë përfshirë brenda kësaj lëvizje. Ashtu siç e përmendëm edhe më lart ka pasur mjaft çështje të vlerësueshme, pa asnjë diskutim.

Por, kauzat kur nga pas ka personazhe  jo të dyshimtë por të ngatërruar në afera korruptive, që fshihen pas lëvizjeve politike, bie besueshmëria, bie pesha, dhe vlera e vërtetë e çdo nisme të re apo të vjetër të përdorur apo keqpërdorur nga “lali Eri” dhe Ilir Meta. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Foto- Premtimet e rreme të Veliajt/ Çfarë ndodh në zonën e ish-bllokut

LEXO EDHE:  Foto- Premtimet e rreme të Veliajt/ Çfarë ndodh në zonën e ish-bllokut

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  “Grabitqari me fytyrë ëngjëlli”/ Zbulohet skandali i radhës i Veliajt

LEXO EDHE:  "Acromax" del zbuluar/ Erion Veliaj e nxjerr kompani mashtruese

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE