web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Faktet dhe shifrat/ Mona dhe neokomunistët sulme biznesit për interesa korruptivë

10 Janar 2020, 18:35, Aktualitet CNA

Sot, nëpërmjet medias, janë publikuar përfituesit më të mëdhenj të fondeve nga Qeveria shqiptare, kontraktorë dhe nënkontraktorët e saj, koncesionarët dhe ata që kanë fituar tenderat. Mjafton t?i hedhësh një sy këtij shkrimi, të mëposhtëm, të publikuar nga BIRN, për të kuptuar se cilat janë kompanitë kryesore dhe ata të cilët marrin më shumë para nga taksapaguesit.

Por, këtë material nuk po e ndërtojmë thelbësisht se cilat janë firmat që përfitojnë pasi janë biznesmenë, janë ndërtues kompani me eksperiencë të cilat normalisht do ndërtohen, problemi është tek klientela e shtetit, gjithsesi shifrat flasin vetë.

Nga ana tjetër përballë këtyre shifrave qëndron dhe sulmi që i bëhet atyre që quhen oligarkë apo njerëz të biznesit, të cilët nuk përfitojnë para nga shteti dhe që nuk janë në shërbim të qeverisë.

Monika Kryemadhi ka folur disa herë duke sulmuar ndoshta dhe personalisht dhe me emra njerëzit e saj përfshi këtu shumë nga gazetarët e oborrit të Ilir Metës, që i drejtohen bizneseve private.

Rasti konkret më i fundit është ndaj biznesmenit Samir Mane, i cili u quajt oligark dhe Monika bëri thirrje që njerëzit të mos shkonin në këto qendrae e biznesit, megjithëse në fakt, ndodhi e kundërta. Sot, kemi publike një provë tjetër, ku është në listën e perfituesve Samir Mane “oligarku” që përfiton para nga shteti? Në cilën listë?

Sepse në këtë listë të publikuar nga BIRN dhe ato të dhëna zyrtare që ka nuk rezulton të ketë marrë 1 qindarkë dhe kompaninë për të cilën pretendohet dhe shumësulmohet apo kontratën koncesinare të Albchromit, ku një tufë e vogël çakejsh komunistë vërsulen për të rrëmbyer apo për të vënë ndonjë gjobë nuk e ka marrë kjo qeveri, është një kompani e blerë.

Ka qenë një kompani e mëparshme një koncesion i dhënë në qeverinë e Ilir Metës dhe më pas në atë të Fatos Nanos, me një kontratë të plotë që ka qenë një kompani private e blerë nga Samir Mane. Këto fakte dhe këto argument i sollëm vetëm për një detaj shumë të thjeshtë, pse e sulmojnë Samir Manen në publik i cili nuk ka përfituar fonde publike, nga një tufë komunistësh dhe nga çeta e LSI?

Këtu nuk po futim edhe Lulin e opozitës që përdor termat oligark.

Në fakt, ne, si CNA.al, nuk jemi në krah të këtij artikulimi dhe këtij sulmi të turpshëm dhe të pandershëm që i bëhet biznesit duke i futur të gjithë në listë si oligarkë, përfshirë edhe këta fitues fondesh, të cilët nuk janë oligarkë por janë ndërtues, janë biznesmenë që kanë karrierën e tyre, kanë CV-në e tyre në jetën publike dhe si biznese private.

Por, çfarë ndodh?

Politika korruptive sulmon në grup biznesmenesh duke i quajtur të gjithë oligarkë, kurse në momente të caktuara nuk shkojnë aty ku duhet tek korrpsioni politik,por sulmojnë në mënyrë të turpshme një apo disa individë të vetëm, dike që e ka emrin Samir Mane, sepse ka disa qendra biznesi.

A mos vallë sulmi ndaj tij bërë nga Monika dhe nga neokomunistët është pjesë e segmenteve konkurrente brenda biznesit të cilat kërkojnë të godasin për të përfituar vetë? Kompanitë që ai zotëron, flasim këtu për rrjetin e supermarketeve apo elektronikës dhe vetë qendrave të biznesit.

Prandaj shqiptarët tashmë e kanë të qartë, e kanë përpara syve, ja lista e përfituesve dhe ja kush sulmohet.

Pse ndodh kjo? Pse Monika Kryemadhi shkon tek një individ, i cili nuk ka përfituar asnjë fond publik, pse neokomunistët dhe demokratet kanë nje gjuhe e quhen oligarkë?

Një biznesmen që ka blerë një kompani private nga një tjetër biznes privat, pra nuk e ka fituar ai koncesionin por e ka blerë atë pas shumë e shumë vitesh.
Ndërsa fituesit e fondeve publike janë të tjerë. Sot, jemi përballë këtij fakti, ja kush i ka fituar paratë nga taksat e shqiptarëve dhe ja kush sulmohet.

Ky është rasti për të thënë të vërtetën, janë sulme që kanë jo më shumë se dy qëllime, të veprime korruptive politike te stimuluara nga konkurrenca, e cila përdor politikën dhe, e dyta, tsërish nga konkurreca për të vënë gjoba nëpërmjet segmenteve apo strukturave politike apo organizatave neokomuniste që kanë ngelur fatmirësisht një çetë e vogël në Shqipëri./CNA.al

Fusha dhe Gjoka kryesojnë listën e kontraktorëve më të mëdhenj të shtetit më 2019





Lajmet e fundit nga