web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A është Shqipëria e rrezikuar nga Irani?/ Ngjela: Ka frikë të sulmojë

9 Janar 2020, 21:55, Aktualitet CNA

Pas tensioneve mes SHBA dhe Iranit, Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei sulmoi Shqipërinë duke e cilësuar një vend djallëzor, ku amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike.

Lidhur me këtë deklaratë të Khamenei, janë hapur shumë debate dhe dikutime se, sa Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet e mundshme.

Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enri Hide, tha në studion e ?Open?, se Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet e Iranit.

“Patjetër që jemi të rrezikuar, që kur ne kemi marrë përsipër të mikpresim opozitën iraniane”, tha Hide.
Ndërsa për avokatin Spartak Ngjela, Shqipëria nuk është e rrezikuar nga sulmet e Iranit.
?Nuk ka rrezik për Shqipërinë. Atij i vranë liderin kryesor dhe nuk bëri asgjë. Jemi pjesë e NATO-s dhe ka frikë të sulmojë?, tha Ngjela./CNA.al





Lajmet e fundit nga