web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goxhaj “i përvishet” Dumës/ “Po shpif për të etiketuar opozitën si antiamerikane”

9 Janar 2020, 18:11, Politikë CNA

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetes së Partisë Demokratike, Grida Dumës, e cila tha se ish-presidenti i SHBA, Barack Obama është më paqësor se presidenti aktual Donald Trump.

Goxhaj e cilëson këtë si propagandë anti Trump, e SHQYP-it të George Soros, ndërsa ngre akuzat se Duma po shpif për të etiketuar opozitën si antiamerikane.

?Kjo kompetentja e di shumë mirë se në kohën e Obamës u mbushën varrezat me ushtarakë amerikanë dhe dronët godisnin me qindra objektiva!

Puna është si t’i shërbejmë Sorosit, me sa devotshmëri duke shpifur sa më shumë ndaj Presidentit Trump dhe administratës së tij, që opozita të etiketohet edhe më antiamerikane se sa mazhoranca?, shprehet avokati në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga