Connect with Us

Mashtrimi i “Fly Ernest”/  Qytetarët gdhijnë netët në aeroporte

Sociale

Mashtrimi i “Fly Ernest”/  Qytetarët gdhijnë netët në aeroporte

Publikuar

-

Kompania “Fly Ernest” vazhdon të tallet dhe të mashtrojë qytetarët, të cilët i lë shpeshherë në mes të rrugës dhe nuk i kompenson as biletat e udhëtimit.

Rastet më të fundit janë shënuar gjatë 72 orëve të fundit, ku qindra qytetarë janë lënë në pritje në aeroportin shqiptar dhe në atë të Bolonjës në Itali, megjithëse kanë qenë të pajisur me bileta të pronotuara, pasi kompania u ka garantuar lëvizjen në orare fikse.

Kështu, dje në mbrëmje, rreth 200 pasagjerë të linjës Bolonja-Tiranë, pasi janë mashtruar me shtyrjen disaherëshe të orarit të nisjes drejt kryeqytetit shqiptar , kur akrepat kanë shënuar orën 23:00, janë lajmëruar për rimarrjen e valixheve të imbarkuara më parë dhe anulimin e udhëtimit me avionin e “Fly Ernest”.

Ata janë detyruar t’i marrin valixhet dhe megjithëse kanë protestuar për këtë akt të paturpshëm, që nuk është hera e parë që aplikohet nga kompania, askush nuk ja ka vënë veshin.

Për pasojë, kanë dalë nga aeroporti pa u sqaruar rreth faktit nëse do të rikthehen në destinacionin e tyre me biletat e pronotuara, tek “Fly Ernest”, apo duhet të blejnë të tjera bileta, siç ka ndodhur në jo pak raste më parë, tek agjencitë e kompanive të tjera, çka don të thotë shpenzime suplementare si pasojë e lojës së mashtrimit nga “Fly Ernest”.

Po e njëjta histori është përsëritur edhe paraditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, ku një numër i konsiderueshëm pasagjerësh janë lënë në pritje, si pasojë e aplikimit të skemës së mashtrimit me oraret nga ana e kompanisë, e cila vetëm gjatë vitit 2019 rezulton të ketë më shumë se 1900 ankesa në drejtim të saj, me kërkesë kompensimin e dëmit të sjellë.

LEXO EDHE:  Mashtrimi i radhës i Erion Veliajt/ Ja kush e mbylli tregun e “ish –uzinës Dinamo”

Për këtë ka reaguar, sot në mbrëmje, edhe drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri. Nga aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, Keri tha se në orën 17:30′ hallit të pasagjerëve të Rinasit të mashtruar nga “Ernest” i’u dha zgjidhje me nënshkrimin e një kontrate për 3 avionë shtesë pronë e kompanive të tjera, me nisje nga Tirana drejt destinacioneve të prenotuara, por nuk dha asnjë shpresë për pasagjerët e zhgënjyer që gdhinë natën e të hënës në aeroportin e Bolonjës.

Keri tregoi se ndodhej në terren bashkë me stafin e aeroportit, pasi theksoi se stafi e “Fly Ernest” u largua si shkak i tensionimit të situatës me qytetarët e mashtruar dhe që bëri të nevojshme angazhimin e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Aviacionit pranoi, se “Fly Ernest”, në 72 orët e fundit, ka operuar në mënyrë jo të ndershme dhe tregoi se kjo kompani është gjobitur edhe më parë për këtë skemë mashtrimi. Madje këtë herë kanë qenë autoritetet e shtetit italian ata që kanë caktuar datën 13 janar si afat për tu shprehur nëse do ta lejojnë apo jo “Fly Ernest”-in të vijojë  më tej aktivitetin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Konfirmohen 29 fluturime për nesër nga Rinasi/ Lejohen të udhëtojnë vetëm…

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 29 fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza” për ditën e nesërme.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀
⠀⠀
Air Serbia – Tiranë – Beograd
Albaëings – Tiranë – Firence
Albawings – Tiranë – Rimini
Wizz Air – Tiranë – Pragë
Air Albania – Tiranë – Romë
Edeleeiss – Tiranë – Zyrih
Ukraine Airline – Tiranë – Ukrainë
Wizz Air – Tiranë – Memingen
Blue Panorama – Tiranë – Gjenova
Blue Panorama – Tiranë – Verona
Albawings – Tiranë – Duseldorf
Air Albania – Tiranë – Milano
Wizz Air – Tiranë – Luton (Londer)
Albaëings – Tiranë – Venecia
Air Serbia – Tiranë – Beograd
Austrian Airlines – Tiranë – Austri
Jonika – Tiranë – Kiev
Pegasus – Tiranë – Stamboll
Wizz Air – Tiranë – Vjenë
Blue Panorama – Tiranë – Milano
Blue Panorama – Tiranë – Romë
Albaëings – Tiranë – Hamburg
Wizz Air – Tiranë – Bolonja
Aegean – Tiranë – Athinë
Albaëings – Tiranë – Bari
Belavia – Tiranë Minsk
Wizz Air – Tiranë – Bergamo
Ukraine Airline – Tiranë – Ukrainë
Air Albania – Tiranë – Stamboll
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Së bashku për një të ardhme më të mirë

Publikuar

-

Nga

Bashkëbisedimi më i madh global i OKB-së, #UN75, ka për të pasur më shumë pjesëmarrës nga Shqipëria, duke qenë se Vodafone Albania angazhohet t’i mbështesë Kombet e Bashkuara për të komunikuar me më shumë njerëz përmes kanaleve të komunikimit të Vodafone.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka gjetur mbështetjen e Vodafone, një nga kompanitë lider të teknologjisë së komunikimit në botë, që po e promovon nismën nëpërmjet kanaleve të komunikimit  të Vodafone, për të mbërritur te miliona njerëz, me rastin e 75-vjetorit të OKB-së, përvjetor që përkon me një kohë sfidash të mëdha.

Ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon përpjekjet për të menaxhuar pandeminë COVID-19, ajo ka filluar fushatën #UN75, një nismë ambicioze që synon të mbledhë mendimet e miliona njerëzve në lidhje me prioritetet dhe zgjidhjet për të ardhmen. Në qendër të fushatës #UN75 është një pyetësor një-minutësh, ( Pyetesori), i cili iu jep mundësinë të gjithëve të thonë fjalën e tyre. Përmes këtij pyetësori, njerëzve iu kërkohet të shprehen për ato çka ata i shohin si prioritete për rikuperimin nga pandemia, si dhe të imagjinojnë të ardhmen që duan. Rezultatet do t’u bëhen me dije liderëve botërorë në shtator të 2020-ës, në ceremoninë zyrtare përkujtimore të këtij përvjetori.

Vodafone Albania po e mbështet UN Albania për të komunikuar me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, duke e promovuar këtë nismë nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Vodafone. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris,dhe koordinatori i UN Albania, Brian J. Williams, e bënë publik këtë bashkëpunim, ditën e mërkurë, 8 korrik,  gjatë një takimi online nëpërmjet platformës Smart Working të Vodafone Business.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:

“Është kënaqësi për ne ta mbështesim një nismë të tillë fantastike me rastin e 75-vjetorit të lindjes së OKB-së. OKB-ja është një nga partnerët më prestigjiozë dhe më të hershëm të Vodafone, me të cilin ndajmë të njëjtat pikëpamje mbi mundësitë për një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Do të bëjmë çmos që klientët tanë të informohen për pyetësorin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në të, sepse vlera e vërtetë qëndron te përfshirja. Ne në Vodafone besojmë se të gjithë duhet të kenë mundësi për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme dhe se asnjë grup vulnerabël nuk duhet lënë pas në rrugëtimin drejt kësaj të ardhmeje. Vodafone është plotësisht i angazhuar për të përdorur rrjetin, shërbimet e zgjidhjet dixhitale për këtë qëllim. Kemi punuar për realizimin e një shoqërie dixhitale dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri edhe përpara pandemisë Covid-19 dhe do të vazhdojmë edhe më pas, ndaj do të kemi mundësi për një bashkëpunim të frytshëm në këtë drejtim.”

LEXO EDHE:  Shënim/Fitimtari i dënuar për mashtrim, Luli, kundërshtarët dhe fraksionet

LEXO EDHE:  A është gay drejtori i Edmond Haxhinastos?

Koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams tha:

“Po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme. Pandemia Covid-19 po na mëson se sfidat globale mund të kapërcehen vetëm përmes reagimeve të koordinuara në rang global. Është lajm shumë i mirë që Vodafone Albania po na bashkohet në promovimin e dialogut më të madh global, ku OKB-ja kërkon mendimet, sugjerimet e madje edhe kritikat e njerëzve për të ardhmen e përbashkët dhe për rolin që duhet të luajë kjo organizatë. Duke qenë se duam t’iu japim mundësinë të gjithëve në Shqipëri të thonë fjalën e tyre përmes këtij pyetësori, bashkëpunimi me Vodafone do të thotë se më shumë njerëz, të cilëve ndoshta nuk do t’iu dëgjohej zëri, do të kenë mundësinë të flasin, pa u lënë tashmë mbrapa.”

Vodafone Albania ka vënë në dispozicion shumë prej kanaleve të komunikimit për të informuar pajtimtarët dhe shqiptarët mbi atë se sa e rëndësishme është të japin mendimin dhe idetë e tyre në pyetësor, të dhënat e të cilit do të jenë pikë referimi për strategjitë e ardhshme të investimit të OKB-së në botë, përfshirë Shqipërinë.

Plotësoni pyetësorin dhe bëhuni pjesë e krijimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

https://un75.online/?lang=alb#s2

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ooooo! Nuk ka asnjë vlerë”/ Braçe kritikon mjekun për maskën: Nuk mbahet siç e mban ky!

Publikuar

-

Nga

“Ooooo! Nuk ka asnjë vlerë”/ Braçe kritikon mjekun për maskën: Nuk mbahet siç e mban ky!

Zv.kryeministri Erion Braçe ka kritikuar mjekun Ilir Allkja të Urgjencës së QSUT për mënyrën e mbajtjes së maskës brenda ambienteve spitalore.

Braçe thotë se nuk ka asnjë vlerë nëse maska mbahet në atë mënyrë që e ka vendosur mjeku, pasi je i ekspozuar dhe mund të infektohesh.

Prandaj ai i bën thirrje qytetarëve, mjekëve, dhe infermierëve që maskën mos e mbajnë si mjkeu Ilir Allkja por të mbulojnë hundën, gojën dhe mjekren. Në fakt Braçe është nisur nga fotoja që vetë Ilir Allkja e ka publikaur dje në rrjetet sociale për t’i bërë apel kujtdo të mbajnë maskë,.

Allja apelonte që të mbahet maska kudo, dhe shtonte që as distancimi social nuk bënte punë ndaj COVID-19, por vetëm maska.
“OOOOOO!
MASKA NUK MBAHET SIC E MBAN KY DOKTOR! NUK KA ASNJE VLERE PO E MBAJTE KESHTU, JE I EKSPOZUAR, MUND TE INFEKTOHESH!
Pa asnje diskutim qe maska eshte jetike tani, per gjithkend, ne cdo moshe, ne ambjente te mbyllura, me shume njerez e pa distanca;
POR JO KESHTU! DUHET MBULUAR HUNDA E GOJA, NDRYSHE NUK KA ASNJE VLERE!
Mjeket jane ata qe e dine fare mire kete, ata duhet te edukojne cdokend! I jam shume mirenjohes cdo mjeku e infermieri, epidemiologu, farmacisti, sanitari qe po lufton cdo dite per jeten; Eshte nje mirenjohje sa personale po aq edhe shoqerore, kombetare;
E shpreh cilido, kudo qe ndodhet, kudo ku ka nevoje e merr sherbim nga njerez ne sherbimin publik, ne rrezik por te perkushtuar dhe duke sakrifikuar.
Shqiperia ka nevoje per ta tani. As per polikanet qe bejne si mjeke
e as per mjeket qe bejne politike e asgje tjeter; si duhen kujt!
Kam nje jave qe te njejtet politikane qe bejne si mjeke dhe, po te njejtet mjeke qe bejne si politikane, televizive e pa asnje pune tjeter- ne ndonje qender shendetesore, poliklinike, spital apo ne terren duke gjurmuar infeksionin rast pas rasti JOOOO e JOOOOO, sic mijera kolege, ti degjoj te thone teresisht te kunderten e asaj
qe kishin thene me pare; Me pare tamam keta, thane se numrat e vegjel ne karatine ishin te rreme, se virusi ishte shfaqur qe ne dhjetor e se te vdekurit e numeruar ishin shume me teper nga ajo periudhe; Pastaj vleresuan masat e marra gjate karantines;
Por tani me ngulm thone po ne televizion, kurre permes nje pune konkrete se beme gabim qe u mbyllem aq heret e aq fort!
E dini pse?
Per nevoja politike nga fillimi ne fund! Njerezve as qe ju duhet politika tani,
nese ju nevojitet, kjo ju vlen per vendime te qarta, te kthjelleta, konkrete per te perballuar semundjen me te rende qe ka kakuar ky vend, evropa e bota!
Ndaj mjaft me politiken boshe; Ose sherbim konkret per njerezit, ose llafet nuk behen kurre sherbim e kurre pune per njerezit!”, shkruan Barçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE