web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Pas falimentimit "Fly Ernest" shet ende bileta

7 Janar 2020, 20:38, Sociale CNA

Vazhdon skandali me kompaninë e udhëtimeve ?Fly Ernest?, e cila duket se nuk ka të ngopur me vjedhjen e parave të shqiptarëve dhe jo vetëm.

Ndonëse në media është publikuar lajmi se kjo kompani ka falimentuar, ?Fly Ernest? vijon të shesë bileta deri në momentin e fundit.

Po të hyhet në site-n online të kompanisë, ku bëhen prenotimet e udhëtimit, procesi i aplikimit vazhdon deri në fazën e përcaktimit të datës për të fluturuar.

Ndërkohë kjo faqe online duhej të mbyllej menjëherë me qëllim që qytetarët të kuptonin se nuk mund të vazhdonin më tej prerjen e biletës. Flasim këtu për masën e qytetarëve që ende nuk janë në dijeni të falilmentimit të kësaj kompanie.

Ky mashtrim, që ka vijuar prej muajsh, duke shkaktuar trauma dhe stres tek qytetarët, jo vetëm për shkak të pagesës së lartë, por edhe pritjes me orë të gjata, duke gdhirë disa herë në aeroporte.

Duket se kjo kompani ka si qëllim të zhvasë deri në minutën e fundit para abuzive në kurriz të qytetarëve.

Kujtojmë se kompania ?Fly Ernest?ka mbyllur sportelet dhe ka refuzuar të japë përgjigje për fluturimet e anulluara edhe gjatë 72 orëve të fundit dhe për biletat e shitura, që përkthehen në dëme monetare për qytetarët./ CNA.al

https://flyernest.com/en/book-a-flight/





Lajmet e fundit nga