web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ky është një provokim”/ Edvin Kulluri i kundërpërgjigjet aktivistit

4 Janar 2020, 10:20, Politikë CNA

Pak ditë më parë, Endri Shabani shkruante në një postim në rrjetet sociale shkruante se prindërit na kanë gënjyer dhe se me punë të ndershme nuk ecet para.

?Sot shqiptari i zakonshem jeton nje jete te mundimshme, i lene ne nje ishull varferie, por i rrethuar nga nje det me pasuri natyrore.

Sot shqiptari i ndershem jeton pa krenari, i lene ne fund te salles, ne nje skene te dominuar nga gjithefaresoj horrash pa din e pa iman.

Sot shqiptari i edukuar, qe ka sakrifikuar nje jete ne shkolle, eshte vene perfund nga mediokriteti i shefave te partise, te cilet nuk kane mend as sa per te lexuar gazeten.

Sot shqiptari i talentuar eshte ne kerkim te nje pune cfaredo per te mbyllur muajin, dhe i ka harruar endrrat me karriere artistike.?-shkruante Endri Shabani.

Por, aktivisti Zirkon Disha, hedh poshtë shkrimin e Shabanit, ndërsa thekson se nuk na kanë gënjyer prindërit, por sot po na nëpërkemb zinxhiri i servileve të pushtetit, i qylaxhinjve, i të pashkolleve i spiunëve, sigurimsave, sufllaqexhinje, ata që ishin dhe janë shumica, pra jo i atyre qe degjuan prinderit ata qe studiuan dhe punuan ndershëm.

Pas këti debati, ka reaguar edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, i cili në një postim në rrjetet sociale e cilëson këtë debat si një provokim që ha shumë diskutim.

Sipas tij, të shtrosh si deshtim gjithe historine e 30 viteve te fundit eshte mese paku e nxituar.

?Kjo puna e ?baballareve qe na genjyen? eshte nje provokim qe ha shume diskutim! Te shtrosh si deshtim gjithe historine e 30 viteve te fundit eshte mese paku e nxituar!

Se pari te pergjithesosh nje brez te tere eshte te fajesosh edhe plot burra e gra te ndershem me nje pjese te elites qe ka bere gabime!

Nese ata qe dolen kunder diktatures qenkan fajtore, do te thote se ose je shume i vogel dhe nuk ke memorie, ose nuk e kupton dot se c?eshte nje diktature. ?-shkruan Kulluri.

Po ashtu ai thekson se te pretendosh qe Shqiperia te jete ?fanari ndricues i lirise dhe demokracise? pasi doli nga feudalizmi dhe pushtimi osman shume me vone se kombet e tjera e me pas ra ne komunizem per 45 vite, eshte shume siperfaqesore dhe naive. Me keq akoma utopike!

Gjithashtu Kulluri shkruan se ky ?brezi i ri? politik qe po rritet duket se po ofron po aq servilizem, konformizem dhe padije sa brezi i meparshem.

?Mjafton te shikosh si ushqejne me nenshtrim dhe imoralitet lidershipin e tre partive te medha qe nuk perfaqeson shumicen e qytetareve, ca te ?te rinj? vemje? eshte deshperuese! Kerkesa per nje shoqeri te te drejtave themelore dhe patriotizmit nuk eshte ceshtje brezash, por e njerezve qe luftojne per to ose i shkaterrojne ato.

As qe jane me te ndershem ?te rinjte? dhe ?te korruptuar? te vjetrit nuk rezulton e vertete! Ka plot te rinj te korruptuar dhe te vjeter te ndershem! Biles ca te korruptuar te rinj i kane ushqyer politikisht ca nga ata qe bertasin per ?brezin e deshtuar te vjeter?!

Kriza e thelle aktuale e mosperfaqesimit nuk zgjidhet me propagande apo parrulla revolucionare por me propozime konkrete dhe njerez qe kane treguar moralitet me historine e tyre politike!

Te jesh pa histori nuk eshte avantazh! Thjesht je i panjohur dhe te jep mundesine te genjesh per here pare, ose te jesh me i mire se paraardhesit permes akteve sublime politike apo nje qasjeje vertet politike anti-krize konkrete!

Te sulmosh nje elite te tere si te deshtuar tingellon bukur, por te ndryshosh kete realitet kerkon me shume se retorike iluzioniste!?-përfundon postimin e tij Edvin Kulluri./ CNA.al

?Mua s?më kanë gënjyer prindërit, as Mjafti e as Rilindja?/ Aktivisti i njohur flet pa ?dorashka?   





Lajmet e fundit nga