web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

10 personat që luajtën rol kryesor në shkencë për 2019

1 Janar 2020, 11:45, Kosova & Bota CNA

Viti 2019 ka qenë një vit i rëndësishëm sa i përket ndërgjegjësimit botëror mbi kujdesin që duhet të tregohet ndaj mjedisit, pasi për shkak të faktorëve kryesisht industrialë por edhe të lidhur ngusht me politikën, planeti ynë është në rrezik. Të shumtë janë emrat që kanë kontribuar në aspektin social dhe shkencor për një mjedis më të pastër, për një natyrë të mirëmbajtur. Revista shkencore ?Nature? ka renditur 10 personat me më shumë ndikim gjatë viti 2019, të cilët kanë kontribuar për një jetë të përbashkët e globale më të mirë.

1. Fizikani brazilian Ricardo Galvao ka tërhequr vëmendjen mbarëbotërore kur akuzoiP brazilian të Bolsonaro për faktin se ka ndihmuar në shpyllëzimin e Amazonës. Kjo ka bërë që shkencëtari të humbasë pozicionin e tij si drejtues i Institutit Kombëtar të Kërkimit.

2. Profesoresha argjentinase e ekologjisë Sandra Diaz, kryesoi një panel prej 145 ekspertësh dhe prodhoi raportin më të vlefshëm të vlerësimit të biodiversitetit në Tokë deri më sot. Ajo ka zbuluar rreth një milion specie që janë në prag të zhdukjes.

3. Aktivistja e re suedeze, Greta Tunberg ka ndihmuar që vëmendja e të gjitha moshave të kthehet tek problematika e ndotjes së mjedisit. Ajo ka theksuar se në të gjithë botën përpjekjet e shteteve për të përmirësuar ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike deri më tani janë të pamjaftueshme.

4. Astrofizikantja amerikano-kanadeze, Victoria Caspian, ka bërë të mundur që një teleskop kanadez të mbledhë të dhënat më të sakta deri më tani në lidhje me mistiriozet ?breshëri të furishme? radioaktive (FRB) në univers.

5. Profesori amerikan i neuroshkencës Nenad Shestan, vuri në dyshim kufirin e qartë midis jetës dhe vdekjes, duke ringjallur trurin e derrit që kishte vdekur disa orë më parë.

6. Mikrobiologu i Kongos Jean-Jacques Muebbe Tammoum, po udhëheq përpjekjet e vendit të tij për të luftuar virusin Ebola që ka vrarë më shumë se 2,200 njerëz deri tani.

7. Biologu kinez, Hongëei Deng, u bë shkencëtari i parë që publikoi rezultatet e një studimi klinik duke përdorur teknologjinë e fuqishme gjenetike CRISPR për të modifikuar qelizat në një njeri të rritur.

8. Paleoantropologu nga Etiopia, Johannes Haile-Selassie, tronditi pemën familjare të njerëzimit me zbulimin e një kafke të ruajtur mirë prej 3.8 milion vitesh në Australi.

9. Profesori amerikan i fizikës dhe studiuesi i Google, John Martins, lancoi kompjuterin e parë kuantik që shkëlqen në llogaritjr, madje përbën edhe super kompjuterin më të fuqishëm konvencional.

10. Profesori Australian i Etikës Klinike Australiane, Wendy Rogers, zbuloi se disa transplantime organesh në Kinë janë bërë pa miratimin e donatorëve./ Kkathimerini.gr-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga