web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Video duke i kënduar Enver Hoxhës”/ Balla: Ç’kusur kam unë t’i përgjigjem tim biri që më pyet

18 Dhjetor 2019, 13:11, Politikë CNA

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla teksa ka folur për ligjin e mediave tha se duhet të marrë fund botimi i lajmeve që cënojnë dinjitetin e njerëzve vetëm mbi bazë fjalësh dhe asnjë fakti.

Balla ka kujtuar rastin e videos në që ka qarkulluar në rrjet të një fëmije që këndon për Enver Hoxhën, e që është thënë se ai është Balla kur ishte i vogël.

?Hyni në Youtube, klikoni me emrin tim, video e parë që ju del është ajo me një djalë të vogël, që këndon një këngë për Enver Hoxhën. Janë 500 mijë shqiptarë e të huaj që e kanë parë, e ka vënë ai robi atje, kënduar nga Taulant Balla për Enver Hoxhën. Ok, ti e quan reklamë. Po c?kusur kam unë ti them tim biri që pyet, o ba pse ke kënduar këngë për diktatorin?, u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit./CNA.al





Lajmet e fundit nga