web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetarët në protestë/ Rama i sulmon nga Kuvendi: Shkelës së të drejtave të njeriut, sot do të ishin të gjithë me borxhe

18 Dhjetor 2019, 11:03, Politikë CNA

Teksa fliste mbi ligjin gjerman, kryeministri Edi Rama ka sulmuar gazetarët të cilët po protestojnë para parlamentit kundër ligjit të ri për mediat.

Sipas Ramës ligji gjerman është sot përpjekja më e sukseshme për të shuar përmbajtjen e dëmshme në internet.

?Padiskutim nëse ligji gjerman do të kishte subjekte ata që janë te dera e parlamentit ata sot do të ishin të gjithë me borxhe për të paguar pafundësinë e detyrimeve si rezulatat i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ata janë shkelës së të drejtave të njeriut që mos i cënohet në publik integriteti i tij.
Janë shkelës së të drejtës së shoqërisë për të qenë të mbrojtur nga pasojat katastrofike të lajmeve të rreme apo shpifjeve?, u shpreh Rama nga foltorja e Kuvendit./CNA.al





Lajmet e fundit nga