web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela akuza të forta qeverisë/ Të vrarët nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit

12 Dhjetor 2019, 14:45, Politikë CNA

Avokati Sapartak Ngjela thotë se të gjithë të vrarit nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit.

Sipas Ngjelës, neglizhenca kriminale e shtetit i vrau njerëzit në Durrës dhe Thumanë.

Avokati akuzon kryeministrin Edi Rama se Thumana është vepra e tij direkte, pasi sipas Ngjelës, i la njerëzit nëpër gatirrënoja të pabanueshme, nga 21 shtatori e deri në 26 nëntor.

?Të gjithë të vrarët nga tërmeti janë viktima të mungesës së shtetit. Neglizhenca kriminale e shtetit i vrau, në Durrës dhe në Thumanë…
Kurse kryeministri shkon si i mallëngjyer për të shpëtuar shtetin, domethënë qeveritë e Tiranës nga përgjegjësia penale.
Nuk e arrin dot! Thumana është vepra e tij direkte, se i la njerëzit nëpër gatirrënoja të pabanueshme, nga 21 shtatori e deri në 26 nëntor.
Po të ketë drejtësi, ky duhet të procedohet penalisht. Po prokuroria?
Të shohim…?, shkruan Ngjela./CNA.al





Lajmet e fundit nga