web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Veliaj nuk njeh kufij/ Policia Bashkiake i rrëmben “bukën” e gojës qytetarit

12 Dhjetor 2019, 12:58, Politikë CNA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prej pesë vitesh në krye të Bashkisë së kryeqytetit, më shumë se asgjë tjetër bën propgandë, se punët e tij të ?mëdha? i shohim dhe i dëgjojmë çdo ditë.

Veliaj, nuk shqitet nga ekranet e mediave të blera me tenderat që u jep pronarëve të tyre nga mëngjesi në darkë dhe trumbeton fort veten si ?djalin punëtor?, kur në fakt githçka ndodh në Tiranë është krejt ndryshe nga ajo çfarë ai propagandon.

Por, përtej propagandës së Veliajt, një fakt tjetër që tregon se ai jo vetëm që nuk punon për qytetarët, por përkundrazi vepron kundër tyre, janë edhe ?askionet? të Policisë Bashkiake të Tiranës.

Jo pak herë në media janë raportuar sjellje brutale të tyre me gra të moshuara që shesin në trotuara perime, të cilave u sekuestrohet malli dhe përzihen nga Policia Bashkiake.

Ndërkohë, CNA.al sot ka siguruar disa foto që tregojnë se Policia Bashkiake e Lali Erit nuk kursen as bukën e gojës të një qytetari.

Ashtu sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, Policia Bashkiake i ka sekuestruar një qytetari dy qese me sallatë jeshile./ CNA.al





Lajmet e fundit nga