web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon "lufta" mes KED dhe Presidencës/ Dvorani do të kallëzojë penalisht Metën?

11 Dhjetor 2019, 12:28, Politikë CNA

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, kun ka dëshmuar në lidhje me kallëzimin penal që presidenti Meta ka bërë ndaj tij.

Në një prononcim për mediat, pas dëshmisë në organin e akuzës, Dvorani ndër  të tjera është pyetur edhe nëse ai do të bëjë një kallëzim penal ndaj kreut të shtetit.

Dvorani tha se nuk ka garë me kreun e shtetit, por shtoi se nëse ka akt penal, do të bëjë dhe kallëzim.

?Kjo nuk është garë, ne duhet të jemi shumë seriozë në respektimin e ligjit. Nuk mund ti përdoresh këto mjete në mënyrë abuzive. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe publicitet. Une jam gjyqtar, nuk kam elektorat. Nëse konstatoj fakt penal bëj një kallëzim penal. Kjo është detyrim për çdo njeri që është në dijeni të akteve penale, ti kallëzojë ato?-tha ndër të tjera Ardian Dvorani./ CNA.al





Lajmet e fundit nga