web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politika e pështirë që nuk ka respekt as për tragjedinë/ Fotot që degjenerojnë Erion Veliajn

28 Nëntor 2019, 09:28, Politikë CNA

Prej dy ditësh, Shqipëria vijon të jetë në kaos për shkak të tërmetit tragjik të orës 03:55 të mëngjesit të së martës, i cili la pas një situatë katastrofale.

Deri tani janë konfirmuar 40 viktima, mbi 650 të plagosur, ndërsa vijon kërkimi për të tjerë persona të gjendur nën rrënojat e banesave të shembura.

Por, tërmeti la pas edhe një plagë tjetër të madhe. Mijëra familje kanë mbetur të pastreha, pasi banesat e tyre ose janë shembur plotësisht ose janë bërë të pabanueshme për shkak të lëkundjeve.

Mijëra familje, fëmijë, gra, pleq janë të detyruar të rrinë nëpër çadra në mes të ftohtit, pasi shtëpitë  e tyre rrezikojnë ti zënë brenda.

Të gjitha vendet e rajonit, edhe Europës, madje edhe përtej Oqeanit, janë solidarizuar me dhimbjen e shqiptarëve.

Nga Kosova kanë ardhur pa fund ndihma, ndërsa ajo që vlen të theksohet edhe ndihma e madhe që specialistët e kërkim-shpëtimit nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Rumania, etj, kanë dhënë për shpëtimin e jetëve të mbetura nën rrënoja.

Por, ndërsa gjithë bota solidarizohet me dhimbjen e shqiptarëve, politika jonë vijon të jetë më e pështira.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të thjeshtë, të postimeve në rrjetet sociale, të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili duket se edhe në këtë rast ajo që i intereson më shumë para dhimbjes dhe fatkeqësisë është thjeshtë dhe vetëm propaganda. Ajo çfarë realisht bën prej pesë vitesh që drejton Bashkinë er Tiranës.

E ndërsa plot shoqata jo qeveritare edhe plot qytetarë të thjeshtë në heshtje, pa propagandë në media, ndihmojnë të dëmtuarit nga tërmeti, Erion Veliaj bën gjestin më të pështirë.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, ajo çfarë ka bërë Erion Veliaj është se në faqen e tij në rrjetet sociale, ka përdorur tre herë të njëjtën foto.

Veliaj shkruan se Bashkia e Tiranës po mobilizohet për të dërguar ndihma tek banorët e prekur nga tërmeti, por po të shikosh me vëmendje, fotoja që përdor Veliaj është e njëjta që ka përdorur në 4 qershor, kur pretendonte që ka nisur ndihma drejt pas Korçës, pas tërmetit që goditi këtë zonë.

Ndërkohë, po e njëjta foto është publikuar nga Erion Veliaj edhe në 22 shtator, një ditë pas tërmetit të fortë të 21 shtatorit, që goditi Durrësin.

Dhe gjithashtu po e njëjta foto është publikuar sërish për të tretën herë nga Erion Veliaj në datën 26 nëntor, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga