web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama bisedë telefonike me Thaçin/ FSK niset drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

26 Nëntor 2019, 08:23, Kronika CNA

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale, Thaçi bën të ditur se FSK tashmë është nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.

?Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.

Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë.

Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.?-shkruan Thaçi.





Lajmet e fundit nga