web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri

26 Nëntor 2019, 09:13, Kronika CNA

Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Shqiptarja.com, një fëmijë dhe një grua janë nxjerrë të pajetë nga forcat e kërkim shpëtimit në zonën e Kënetës në Durrës.

Por bilanci i viktimave mund të rëndohet pasi shtatë anëtarë të një familje në Durrës për të cilët nuk ka asnjë informacion dyshohet se kanë mbetur nën rrënojat e një vile tre katëshe, e cila është shembur.

Ndërkaq, sapas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, “janë paraqitur për trajtim mjekësor 180 të lënduar në spitalin Universitar të Traumës, prej të cilëve 15 janë shtruar në spital, prej tyre 3 janë në gjendje më të rënduar.

Në Spitalin e Durrësit 150 të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa vijojnë të mbërrijnë qytetarë që kanë nevojë për ndihmë. 60 të lënduar janë trajtuar në QSUT ./CNA.al





Lajmet e fundit nga