web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Solidaritet me Shqipërinë nga Europa/ Nisen ndihmat e para

26 Nëntor 2019, 09:16, Kronika CNA

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë vjen një valë solidariteti nga Europa. E gjithë Europa është solidare me Shqipërinë, shkruan presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Ndihmat e para nisen drejt  Shqipërisë. Sipas njoftimeve të autoriteteve shqiptare, fqinjët e Shqipërisë, Italia dhe Greqia kanë nisur avionë me ndihma në Shqipëri. Edhe Kosova  po ndihmon. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkruan, se “Kosova ka dërguar njësitë e saj për të ndihmuar autoritetet në këto momente të vështira”. Tërmeti në Shqipëri u ndje në edhe Kosovë, shkruan ai në twitter dhe e quan tragjike humbjen e jetëve dhe shumë shkatërrime në Shqipëri. Edhe presidenti francez, Macron dhe ai turk, Erdogan kanë premtuar ndihma, ka shkruar kryeministri Edi Rama në Facebook.

Reagime pas tërmetit në Shqipëri erdhën edhe nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai shkroi në twitter, se “jam thellësisht i prekur për lajmet e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. E gjithë Europa është solidare me vendin dhe njerëzit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dashurit e tyre.”

Edhe Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, shkruan në twitter se e ndan dhimbjen me shqiptarët në këtë ditë të vështirë dhe shprehim shpresën për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve e restaurimin e dëmeve materiale. Jemi gati të ndihmojmë.” Kurse ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov shkruan se “jam thellësisht i prekur për lajmin e humbjes së jetëve në Shqipëri. Gati të ndihmojmë.”/ DW





Lajmet e fundit nga