web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ajo ç’ka kam parë sot me sy nuk shpjegohet”/ Belind Këlliçi thirrje për ndihmë: Kanë nevojë për ushqim ilaçe dhe ngrohje

26 Nëntor 2019, 19:38, Aktualitet CNA

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi bën thirrje për t;i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti që shkundi vendin mëngjesin e sotëm.

Këllici shprehet se këta njerëz kanë nevojë për ushqim, veshmbathje, ilaçe dhe ngrohje.

?Kushdo që mundet të ndihmojë banorët e prekur nga tragjedia e sotme, nuk duhet të humbë më asnjë çast. Ajo ç?ka kam parë sot me sy në Thumanë, nuk ka fjalë që mund të shpjegohet. Këta njerëz e mbi të gjitha fëmijët, kanë nevojë për ushqim, veshmbathje, ilaçe dhe ngrohje. Sot gjithsecili prej nesh duhet të japë diçka nga vetja. Zoti qoftë me ne dhe ndihmoftë të gjithë ata që janë prekur nga ky tmerr i sotëm, ta kalojnë sa më shpejt dhe lehtë këtë situatë?, shkruan Këllici./CNA.al





Lajmet e fundit nga