web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Prezantimi i paketës anti KÇK/ Nën kryetari i bashkisë ia fut gjumit në sallë

25 Nëntor 2019, 16:27, Politikë CNA

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën Anti KÇK, por jo të gjithë kanë të qenë aq të vemendshëm sa duhet.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të nën kryetarit të Bashkisë Delvinë, të cilin e ka zënë gjumi teksa dëgjonte prezantimin e paketës.

“Edhe të vetët i thonë kreut të meduzës apo KÇK: Ti o lumadh nuk pushon kurrë, ne po marrim një sy gjumë” , shkruan Berisha bashkëngjitur fotos.

Kujtojmë se Rama tha se në fokus të paketës Anti-KÇK do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe pasurive të tyre, duke përfshirë edhe kriminelë të rrezikshëm, të cilët përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, kanë mundur që t?i shpëtojnë drejtësisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga