web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncon "Stop"/ Fëmijët bëjnë çdo ditë një orë në këmbë për në shkollë

22 Nëntor 2019, 21:10, Denoncim CNA

Emisioni ?Stop? ka udhëtuar drejt fshatit Fikas të Elbasanit për një ankesë të zonjës Ryzhdie Terziu. Ajo ka dy fëmijë, që bëjnë një orë në këmbë, për të shkuar në shkollën e Bradasheshit, që ata ndjekin. Mjeti, që kalon andej, është i tejmbushur e vec kësaj, oraret i ka të papërputhshme me fëmijët e Ryzhdies.

Edhe me pagesat e transportit, Ryzhdie Terziu ka patur probleme, pasi nuk i merr kurrë në kohë.Gazetarja e ?Stop? bëri një ditë rrugën me zonjën Ryzhdie dhe fëmijët e saj dhe kjo ishte një eksperiencë e lodhshme.

Por fëmijët, të shoqëruar nga e ëma, e bëjnë dy herë në ditë këtë rrugë.Në Zyrën Arsimore të Elbasanit, na thanë që pagesat e transportit janë me vonesë.vetëm nga zyrat e postës, këto para janë vonuar 3 muaj.

Në këtë zyrë në thonë, që fëmijët e zonjës, duhet t?i marrë linja Gracen-Elbasan.Por administratrori i kësaj linje, shpjegon, se e ka të pamundur të marrë dy fëmijët e Ryzhdies. Mjeti është plot dhe në ato orare, nuk kalon asnjë i tillë. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme.





Lajmet e fundit nga