web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Stop" sjell pamjet dhe zbardh rrenjët e përplasjes së biznesmenes në Lazarat

19 Nëntor 2019, 21:12, Denoncim CNA

Sot në shumë media u publikua lajmi, se një grua biznesmene nga Lazarati, u dhunua nga nipi i burrit dhe përfundoi në spital. Ndërsa policia la të lirë agresorin.

Por ?Stop? sjell pamjet ekskluzive të përplasjes fizike mes të dyve, ku duket se djali nuk ka sulmuar.Vec kësaj, gazetari i emisionit prej javësh ka investiguar rastin, që kulmoi sot me një lajm të sipërfaqshëm. Ne ishim në Janinë, për këtë problem.

Hajro Buzhari nga Gjirokastra, ose i ati i djalit që u bë protagonist i lajmit të sotëm, në vitet 1990 -1999 punoi si emigrant dhe kurseu 30 milion dhrahmi apo rreth 150 mije euro.

Por ai humbi jetën në vitin 1999 dhe llogaria e tij u zhduk nga banka NBG në Janinë.Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan, se mund t?i kishte marrë xhaxhi i tyre, Islam Buzhari, në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë. Djali i Hajros ka aritur ta dokumentojë këtë, duke filmuar xhaxhain, i cili pranon, se ka marrë 30 milionë dhrahmitë e vëllait të vdekur në Janinë.

Sipas ekspertit dhe ish-ministrit Arben Malaj, tani kjo vjedhje nuk është më cështje administrative e bankës në Janinë, por cështje penale për prokurorinë e Gjirokastrës.

Malaj jep disa këshilla mbi depozitat bankare dhe kriteret, që duhet të plotesojnë punonjësit e bankave, në mënyrë, që paratë e qytetarëve të jenë të sigurta.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

 





Lajmet e fundit nga