Fondet e paligjshme/ Si i shpëtoi Qipro ndikimit negativ rus
Lufta ndaj financimeve të paligjshme ka kosto të larta për s...
Të Gjelbrit për momentin nuk bëjnë shumë gabime. Ata nuk grinden, fitojnë zgjedhje dhe pushtojnë qendrën e shoqërisë. Por zgjedhjet parlamentare janë dy vjet më vonë. Në thelb shumë vonë, thotë Jens Thurau.
Përpara sallës së bashkisë në Bielefeld, një poster i madh paraqet përmbledhtazi atë që po bëjnë Të Gjelbrit: “Pothuajse kemi mbërritur. Por akoma jemi larg arritjes së objektivit”. Pikërisht kjo është ndjesia në parti tani. Për tre ditë të Gjelbërit diskutuan, me pasion dhe të fiksuar në detaje si gjithmonë. Por pa konfliktin e hidhur mes krahëve partiakë të kohërave të mëparshme. Sepse të Gjelbrit tani duan – po të shprehemi me zhargonin e tyre – të mos rrezikojnë më për asgjë.
Pothuajse kanë mbërritur. Në mesin e shoqërisë, mund të thuash. Vlera të qëndrueshme ka pasur kjo parti në sondazhet në mbarë Gjermaninë për muaj me radhë, në nivelin 20 përqind të votave, ndonjëherë edhe më shumë. Në perëndim të vendit, në shumë qytete të mëdha të Gjelbrit ka kohë që janë parti e shumicës. Së fundi, ata fituan që me të parën zgjedhjen për kryetar bashkie në Hannover, ku socialdemokratët e SPD-së kanë qenë gjithmonë në epërsi, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dyshja e drejtuesve Robert Habeck dhe Annalena Baerbock, të cilët janë në detyrë që nga janari i vitit 2018, u konfirmuan qartë në Bielefeld si drejtues të partisë, me rezultate mbi 90 përqind, dhe Baerbock-u madje me 97.1 përqind. Të dy u kanë dhënë vrull të ri Të Gjelbërve. Dhe jo vetëm ata, të gjithë të Gjelbrit e bëjnë të qartë: ata e dinë se që prej zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ata ndoshta do ta bashkëqeverisin Gjermaninë, dhe këtë nuk e konsiderojnë problem për ta.
Në Bielefeld ata nuk diskutojnë vetëm për mbrojtjen e klimës, por marrin vendime të përcaktuara qartë për strehimin dhe mbi të gjitha, për politikën ekonomike. Këtu, ish-partia antiparti shprehet qartë në mbështetje të ekonomisë së tregut, po të respektohen kufijtë socialë dhe ekologjikë. Me besim në vete ata formulojnë një fund të mundshëm të politikës së “zeros së zezë”, ata janë të gatshëm të marrin borxhe për të investuar në infrastrukturë dhe në arsim. Vetëm këtë po të marrësh, kemi të bëjmë me një sfidim të qartë për partnerët e mundshëm të koalicionit, konservatorët, dy vjet para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Epoka e Merkelit po merr fund, fillon një e re,” u thërret Robert Habeck delegatëve.
Ne jemi të pranishëm, jemi përgatitur, dëshirojmë, mund të thuash me pak fjalë. Pothuajse kanë mbërritur, por ende jo te objektivi. Pothuajse në çdo fjalim, në çdo diskutim, bëhet e qartë: Të Gjelbërit e dinë se sa shpejt mund të përfundojë euforia. Ata e kanë bashkëqeverisur njëherë Gjermaninë në vitet 1998 deri 2005, dhe u është dashur të përjetojnë përvoja të dhimbshme me realitetin, veçanërisht kur përfshirja e Bundeswehrit në misionin e luftës në Kosovë pothuajse e copëtoi partinë. Kohët kanë ndryshuar, në atë kohë të Gjelbrit mezi arrinin dhjetë përqind të votave, sot ata janë dy herë më të fortë. Megjithatë, pas triumfit në zgjedhjet evropiane me mbi 20 përqind në maj, zgjedhjet në tre lande të Gjermanisë Lindore ishin më shumë një hap pas. Të Gjelbërit vazhdojnë të mbeten më shumë një parti perëndimore.
Mesi i shoqërisë
Ndoshta ndryshimi më i madh me kohën kur Të Gjelbrit bashkëqeverisnin, dhe me sot është se të Gjelbrit tani në mënyrë të natyrshme e shohin veten në mes të shoqërisë. Për temën e ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit Habeck thërret në sallë: “Ne jemi mbrojtësit e kushtetutës!” Një fjali që më parë do të shkaktonte trazira në kongreset e Të Gjelbërve. Po, të Gjelbrit mbrojnë Kushtetutën, shoqërinë e hapur, ekonominë sociale të tregut. Ata ndihen si avokatë për shumicën dërrmuese në vend, e cila edhe shqetësohet për demokracinë, kohezionin dhe gjithashtu për klimën. Por jo vetëm për të.
Më e mira për të Gjelbrit do të ishte që zgjedhjet në Gjermani të mbaheshin tani. Por nuk është kështu. Dhe kjo është arsyeja për moton: ruaj nerva të qeta, mos bëj gabime, që të korrësh ndoshta më pas (mbase) fryte të mëdha./ DW
Lufta ndaj financimeve të paligjshme ka kosto të larta për s...
Kryeministri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtua...
Të paktën 14 persona, mes të cilëve 9 civilë, kanë mbetur të...
Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të ...
Për një kohë të gjatë, Gjermania ka luftuar për objektiva ko...
Çertifikimi i rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamen...
Diplomati gjerman Peter Beyer, që konsiderohet një prej njoh...
Italia do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme pasi qyteti ...
Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjed...
Kryetari i bashkisë së Venecias fajësoi të mërkurën ndryshim...
Ndërsa ka deklaruar se me miliardat e ndihmës që jep dhe in...
Gjatë një prononcimi për “Dojçe Welle”, ministri i Jashtëm g...
Dy persona kanë humbur jetën në lagunën e Venecias për shkak...
Policia gjermane ka ndaluar tre persona në qytetin Offenbach...
Përveç publicistit Veton Surroi, për ministër të Jashtëm të ...
Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu keqardhjen për “k...
Me ndërmjetësimin e presidentit të Francës Emannuel Macron, ...
Ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve po e bëjnë ...
Presidenti amerikan Donald Trump do të presë më 13 nëntor në...
Presidenti Trump mbajti një fjalim në hapje të paradës së ve...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...