web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Memorandumi i Mirëkuptimit/ Bregu: Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE

9 Nëntor 2019, 15:34, Politikë CNA

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, gjatë një aktiviteti në Gjenevë me liderët e BB-së, është shprehur se integrimi rajonal nuk mund të bëjë përpara pa integrimin në BE.

“E di se nga këndvështrimi ynë ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se po jetojmë në kohërat e Revolucionit të Katërt Industrial në botë. Por, kjo është e vërteta, dhe rajoni ka nevojë për të gjithë stimujt e mundshëm për ta përballuar këtë revolucion, për ta përdorur atë në interesin e tij më të mirë dhe të nxjerrë rritje dhe stabilitet ekonomik prej tij.

Prandaj Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) që po nënshkruhet sot nga RCC-ja me Forumin e njohur Ekonomik Botëror synon të ndihmojë rajonin që të mbërrijë atje ? duke përshpejtuar reformat kur bëhet fjalë për konkurrencën dhe novacionin tonë”, është shprehur ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu pas nënshkrimit të memorandumit me Borge Brende, President i WEF-së.

“Çështjet bilaterale kanë ndikimin e tyre negativ mbi bashkëpunimin rajonal dhe tani, përveç kësaj, kemi një dritë të kuqe dhe për ndikimin e anëtarësimit në BE. Integrimi rajonal nuk mund të ecë përpara pa integrimin në BE. Pra, sfidat para nesh do të jenë edhe më të mëdha: të forcojmë bashkëpunimin rajonal në kohërat e pasigurisë dhe të realizojmë pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit lidhur me integrimin e rajonit në BE. Dhe, ndërsa BB-ja po pret për ca qartësi lidhur me zgjerimin e BE-së, ne kemi nevojë të zgjerojmë bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të BP-së. Të gjithë ne duhet ta kuptojmë qartë çfarë po ndodh me proceset e bashkëpunimit në rajon, sepse konfuzioni rreth kësaj teme do të shkaktojë më shumë ndikim negativ mbi bashkëpunimin rajona.

Rritja më e shpejtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm, ose i Zonës Ekonomike Rajonale ? REA, siç e quajmë ne. Rajoni do të kursejë çdo vit 800 milion euro, rreth 1% të PBB-së së BP-së nëse koordinimi ndërkufitar në BP arrin mesataren e BE-së. Një REA funksionale ndihmon që ekonomitë të jenë konkurruese në shkallë të gjerë, novacioni përhapet më shpejt në një treg të unifikuar dhe nuk duhet të harrojmë se, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, ne flasim për një treg me 18 milion banorë. Kjo është arsyeja pse partneriteti me WEF-në është kaq i rëndësishëm. Ai është një hap shtesë për nxitjen e Zonës Ekonomike Rajonale”, shtoi Bregu. /CNA.al 

 





Lajmet e fundit nga