Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Finalizohet megaperacioni i koduar ?Furtuna?, për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Megaoperacioni u krye nga strukturat hetimore të Drejtorisë Për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Fierit, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Arjan Shanaj, banues në Fier, të cilat kapin vlerën 12 milionë euro.
Ky shtetas më datë 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë së bashku me shtetasin grek Th. K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 000 euro.
Ata merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.
Menjëherë pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?.
Pas investigimeve për pastrim parash dhe gjurmimit të pasurive të shtetasit A. Sh. dhe personave të lidhur me të, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier e referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1371/2017.
Si rezultat i koordinimit, bashkërendimit dhe bashkëveprimit mes strukturave hetimore të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale seksioni i Fierit, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier dhe Agjencisë së Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara, koordinuar nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 20.10.2019, vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme të shtetasit A. Sh dhe personave të tjerë familjarë të tij
Këto pasuri përfshijnë:
? 3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.
? 1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
? 2 vila trekatëshe;
? 5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;
? 3 apartamente banimi;
? 4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;
? 8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;
? 20 000 euro në llogaritë bankare;
? Një automjet me vlerë 40 000 euro;
Strukturat përkatëse të Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Fier, në bashkëpunim me administratorët e AAPSK-së kryen veprimet procedurale për kalimin e pasurive në administrim të AAPSK-së.
Theksojmë se aktiviteti kriminal i ushtruar nga ky shtetas në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri gjurmohej nga Policia prej vitesh.
Në vitin 2014, në kuadër të procedimit penal të regjistruar më parë, shtetasi A. Sh. u arrestua në flagrancë nga Policia, për veprën penale armëmbajtja pa leje, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri dhe një sasi fishkesh, që i mbante pa leje.
Më datë 18.07.2016 shtetasi A. Sh. u shpall në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me shtetasin S.K., në vendin e quajtur ?Ishull Lezhë?, kishte kanosur dhe goditur shtetasin A. Gj. duke konsumuar veprat penale ?Dëmtime të tjera me dashje? dhe ?Kanosja?.
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Denti...
Kanë mjaftuar vetëm disa orë reshje shiu për të nxjerrë “zbu...
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kan...
Banesa e një biznesmeni në Sarandë ka rënë pre e grabitjes, ...
Një shtetas shqiptar, i cili është dënuar me 18 vite burg pë...
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi ësht...
Zbulohet skema e futjes së lëndëve narkotike në burgun e Fus...
Një aksident tjetër ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostr...
Vrasja e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, me një at...
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me automjetin e përdorur nd...
Një aksident tjëtër ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd-...
Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme. Një 60-vjeç...
Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e rëndë sot në Durrës...
36 shqiptarë janë rikthyer sërish në Shqipëri pasi kishin sh...
Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, dy ditë më parë u sulmua m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, k...
Vijonë kërkimet e policisë për autorët e atentatit ndaj prok...
Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...