web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ylli Manjani leksion opozitës/ Në Shqipëri nuk ka oligarkë, po justifikoni Ramën

2 Nëntor 2019, 12:54, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani ka komentuar deklaratat e opozitës, kundër të ashtuquajturve oligarkë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka dalë në krah të biznesmenëve, duke i dhënë kështu leksion opozitës, e cila nuk ka pse të sulmojë biznesin, por Ramën.

Sipas Manjanit në Shqipëri nuk ka oligarkë, por ka njerëz të pasur dhe nëse kanë marrë nga qeveria nuk është faji i atyre.

?Në Shqipëri ka padyshim njerëz të pasur, por jo oligarkë. Ka pasunarë me pasuri e bisnese, ashtu siç ka pasunarë që ngjajnë si firma piramidale. Por jo oligarkë.

Nga ana tjetër, është fakt që shumica e punëve publike dhe e pasurisë kombëtare menaxhohet nga pak ose shumë pak duar. Por, nuk është faji i atyre pasanikëve që i pranojnë këto punë apo pasuri.

Përgjegjësia është direkte e Edi Ramës, që ka parazgjedhur të kolapsë ekonominë e vendit pa garë e pa rregulla.

Ndaj debati që në Shqipëri na qenkan ca oligarkë që i morën frymën popullit, është në fakt një justifikim i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës.?-shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Bumerangu me “oligarkë”.
Nuk kam menduar e as mendoj se në Shqipërinë e sotme politike vendosin oligarkë.

Edi Rama është egoist mjaftueshëm për të marrë vendime që ja thotë thjesht rradakja e tij. Përpara këtij egoizmi nuk pyet hiç për asnjë pasanik apo si i thonë ndryshe oligark.

Kështu që termi “oligark” bie që në definicion.

Në Shqipëri ka padyshim njerëz të pasur, por jo oligarkë. Ka pasunarë me pasuri e bisnese, ashtu siç ka pasunarë që ngjajnë si firma piramidale. Por jo oligarkë.

Nga ana tjetër, është fakt që shumica e punëve publike dhe e pasurisë kombëtare menaxhohet nga pak ose shumë pak duar. Por, nuk është faji i atyre pasanikëve që i pranojnë këto punë apo pasuri.

Përgjegjësia është direkte e Edi Ramës, që ka parazgjedhur të kolapsë ekonominë e vendit pa garë e pa rregulla.

Ndaj debati që në Shqipëri na qenkan ca oligarkë që i morën frymën popullit, është në fakt një justifikim i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës.

Kjo është e papranueshme! Me asnjë lloj vaji e as uthulle nuk hahet kjo gjë.

Se ja ta zëmë se oligarkët kërkojnë një punë apo pasuri publike, qeveria ka gjithnjë opsionin të thotë JO! PO-ja është e gjitha nën përgjegjësinë e asj që e jep, jo të atij që e lyp.

Ky është rregulli!

Nëse çështja shtrohet se nga kush ndikohet Edi Rama në vendim-marrjen e Tij thellësisht të mbyllur dhe jashtë rregullave, kjo është çështje tjetër.

Por qartësisht nuk janë ata që quhen Oligarkë.

E përsëris, shpallja e armiqve të vendit të pasurit është pikpamje që vjen nga totalitarizmi ekstrem. Ne e kemi parë e hequr zbatimin e kësaj pikpamje përgjatë sundimit komunist, ndaj nuk na falet të bëjmë të njëjtin gabim.

Sa më takon, nuk e kam mbështetur as bëhem pjesë e kësaj pikpamje. Nuk mund t’i këndohet vazhdimisht shqiptarëve kënga “s’kam ç’e dua pasurinë”!!

Jo jo! Pasuria është burim zhvillimi.

Qeveritë kanë detyrë kushtetuese tja japin shancin çdokujt që të jetë i pasur, jo vetëm një grupi të vogël.

Me këtë tezë kam qenë dhe i mbetem besnik.





Lajmet e fundit nga